Klubi i Diplomatëve të Shkupit kërkon që që Aeroporti i Shkupit të mbajë emrin e presidentit të Maqedonisë, Kiro Gligorov.
Me emërimi i Aeroportit të Shkupit me emrin e Gligorovit, në mënyrë më të qasshme do të materializohet vlerësimi për rolin e madh në procesin e krijimit të Maqedonisë si shtet bashkëkohor, konsiderojnë nga Klubi i diplomatëve. Nga Klubi i Diplomatëve rikujtojnë se këtë vit shënohet edhe jubileu i 100-vjetorit të lindjes së kryetarit të parë të Republikës së Maqedonisë, Kiro Glogorov.
Për dallim prej tyre, në qarqe intelektuale shqiptare është paraqitur një iniciativë që Aeroprti i Shkupit të quhet me emrin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Sipas tyre, me këtë do të vlerësohej kontributi i tij në rentabilitetin ekonomik të aeroportit të Shkupit, sepse gjatë qeverisjes së BDI-së, mijëra e mijëra shqiptarë janë larguar nga vendlindja e tyre përmes aeroportit të Shkupit.

