Në pesë vitet e fundit në Maqedoni 28 vrasje janë shënuar si dhunë në familje. Buletinet e MPB-së për çdo ditë janë plot me incidente me gra, me bashkëshorte e me vajza të rrahura. Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti policia kundër gjithsej 388 personave ka dorëzuar kallëzime penale për dhunë në familje. Prej tyre, madje në 94 për qind të rasteve dhunues janë meshkujt. Organizatat joqeveritare me vite tërheqin vërejtjen se ligji ekziston në letër, porse mungon sistemi i integruar i institucioneve që e trajtojnë këtë problem. Qeveria paralajmëroi se do të angazhohet për zgjidhjen e këtij problemi përmes ratifikimit të Konventës së Stambollit, dokumentit ndërkombëtar i cili i obligon shtetet që t’i ndërmarrin të gjitha masat për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje dhe dënimin e kryerësve të tyre, shkruan SCOOP.
Data 27.08.2026
Aktuale
- Nga pastrimi i parave, te tenderat e AKSHI-t, jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin
- Tragjike në Farkë/ Përplasi aksidentalisht vajzën e mitur, ndërron jetë 1-vjeçarja. Arrestohet i riu
- BACK TO SCHOOL me UNIBank! Përfito CASHBACK me çdo blerje!
- Alarmi për bombë në disa institucione, mes tyre SPAK-u, emailet kërcënuese u nisën nga Argjentina dhe Brazili
- OKB: 7,6 milionë njerëz në Zimbabve rrezikojnë të përballen me uri akute
- Ekipet e shpëtimit mbërrijnë në pikën kufitare të goditur nga rrëshqitja e dheut në Xizang të Kinës Jugperëndimore
- “Bye, bye” Klodi, Alice publikon momente të nxehta me të dashurin e ri
- Pluhuri i Saharasë në Maqedoni, fundjava me temperatura deri 36 gradë


