Ne shprehim kënaqësinë tonë me vendimin e Gjykatës Penale, doli në dritë drejtësia, tha Lence Ristoska nga PSP, pasi Gjykata Penale shpalli fajtor të shtatë të pandehurit në rastin Kalaja 2, duke përfshirë ish-Shefin e Administratës së Pestë, Goran Grujevski.
“Ky vendim është brenda pritjeve tona. Ne thamë se kemi prova të forta kundër të pandehurve dhe gjykata e konfirmoi atë “, – tha Ristoska.
Lidhur me faktin se gjykata shpalli fajtore dhe gjashtë oficerë të punësuar në DSK, Ristovska vuri në dukje se kjo dërgon një mesazh deri tek oficerët që kryejnë urdhra, që nuk duhet të amnistohen.
“Vartësit nuk mund të përjashtohen sepse veprojnë sipas porosive. Duhet të ketë përgjegjësi. Presim dënime dhe për rastet të tjera të PSP-së – shtoi Ristoska./Almakos

