Prokuroria ishte joefikase, e njëanshme dhe e varur. Nëse unë zgjidhem, PP do të veprojë në përputhje me ligjet dhe do të lirohet nga kufizimet e partive dhe qendrat e pushtetit tha për DW kandidati për prokuror Publik në Maqedoni, Lubomir Joveski, përcjell Almakos.
Në seancën e djeshme, Qeveria miratoi vendimin të propozuar nga Kuvendi për Prokurorin Publik në Republikës së Maqedonisë në emërimin e Ljubomir Joveski, aktualisht anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë. Ky vendim është bërë nga Qeveria në bazë të biografisë profesionale të Ljubomir Joveskit dhe në bazë të mendimit pozitiv të dhënë nga Këshilli i Prokurorëve Publikë.
Në një bisedë për DW, Jovevski përshkruan motivet për të cilat ai aplikoi për zgjedhjen e këtij posti:
“Kjo ishte një sfidë profesionale, sidomos tash kur është e rëndësishëm kthimi i besimit në Prokurori. Nëse unë zgjidhem prokuror, Prokuroria do të veprojë në kuadër të ligjeve, do të lirohet nga kthetrat partiake dhe nga qendrat e fuqisë. Për fat të keq, situata e deritashme e Prokurorisë nuk është në gjendje të lakmueshme, ishte nën ndikim të partive dhe ishte evidente qasja selektive ndaj drejtësisë. Prokuroria ishte joefikase, e njëanshme dhe e varur”, tha Joveski.
Ai pretendon se këto rrethana mund të ndryshojnë, sepse në Prokurorinë ka profesionistë që kanë ruajtur integritetin dhe nuk i janë nënshtruar presioneve.
“Në Këshillin e Prokurorëve Publik,pothuajse ka dy vjet që kur jam anëtar, kam votuar kundër shumicës dhe herë pas here qëndroj vetëm ose mbështetur nga një prokuror tjetër. Kam respektuar thënien se ‘I dashuri për drejtësinë është vetëm drejtësia, dhe i drejti duhet të jetë i përgaditur për të qëndruar dhe vetëm’. Jam i kënaqur që pas dy vitesh për çështjet për të cilat kisha mendime të ndara dhe të ndryshme nga shumica e Këshillit, vendimet ndryshuan, pasi votova më pas. Veçanërisht për daljen e paligjshme të prokurorëve publikë dhe vendimet e paligjshme të Këshillit mbi juridiksionin mbi rastet e PSP-së “, shpjegon Joveski. /Almakos

