Niveli i Liqenit të Dojranit është tri herë më i lartë se mesatarja për nëntor, ndërsa Liqeni i Prespës dhe Ohrit nuk kanë dallime të mëdha, kumtoi DPHM.
Gjendja e sotme hidrologjike tregon katër deri në pesë herë më të ulëta nivelet në Drinin e Zi afër Lozhanit, Vardarit afër Jegunivcit dhe Cërna Rekës afër Novacit, si dhe pothuajse të përgjysmuar nivelet të Pçinjës afër Banjës së Kumanovës, Vardarit afër Shkupit, Zajçev Rid, Bregallnicë afër Berovës, Sateska afër Botunit dhe Kriva Rekës afër Kriva Pallankës.

