Dje më datë 06.11.2017 u mbajt mbledhja e Këshillit të Komunës Dibrër. Ashtu sic ishte e paraparë në rend dite për përcaktimin e Kryetarit të Këshillit Komunal u propozuan dy emra: Bashkim Mashkulli nga BDI dhe Prof. Mirela Korumi nga koalicioni “Aleanca me Besë”.
Për kryetar këshilli u zgjodh Bashkim Mashkulli nga BDI. ( Me 10 vota pro: 5 nga BDI, 2 VMRO dhe 3 LSDM) .
Duke pasur si pikë të 5 në rend dite; Zgjedhja e antarëve te Komisionit për cështje mandatore, zgjedhje dhe emerime.
Në këtë pikë duke mos respektuar regulloren ( përfaqsimi proporcional i partive politike në këshill) Kryetari i Këshillit Komunal anashkaloj antarin e Lëvizjes Besa duke e zëvendsuar me antarin e Vmro-së (edhe pse Levizja Besa ka 300 vota me shumë se VMRO në listën e këshilltareve).
Në ankesat që parashtruan këshiltaret e koalicionit “Aleanca me Besë” kundër këtij gjesti të turpshëm Kryetari i Këshillit u arsyetua se në takimin që është mbajtur pak dite më parë ka ardhe ky vedim (Lëvizja Besa nuk ka qenë e informuar fare)!
Ky gjest ishte kundër rregullores, ishte turpi i radhës të Bdi-së vetëm që të përmbush kënaqsin e palës të Vmro-se që sipas gjithë gjasave e ka nxjerrë nga balta që po fundoseshte!/Almakos

