Kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, njoftoi se do të ndalojë lëvizjen e automjeteve në ‘Sredno Vodno’ nga 15 nëntori. Nga mesi i muajit, makinat do të lejohen të ngjiten vetëm në pjesën e rrugës së re që të çon në qytetin “Sonçev grad” (Qyteti i Diellit).
“Që t’u mundësojmë qytetarëve që të arrijnë në Srednje Vodno, ne do të lëshojmë më shumë linja të autobusëve. Përveç linjës ekzistuese nga Qendra e Transportit në Sredno Vodno, do të hapim dy pika të reja, njëra me ish-‘Nova Makedonija’ dhe tjetra përballë ‘Tregut të Luleve’, shton Shilegov.
Lëvizja e re në Vodno do të fillojë nga fundjava e ardhshme./Almakos

