Familjarët e të akuzuarve të Grupit Kumanova kanë deklaruar se ndonëse kishin shkuar për ta ndjekur shpalljen e aktgjykimit, ata nuk i kanë parë të dashurit e tyre në sallë.“Nuk e di se çfarë po ndodhë. Ne shkruam në sallën e gjykimit aty kishte vetëm gazetar, por nuk e pamë asnjërin prej të akuzuarve”, ka thënë një familjare. Raportohet se pjesëtaret e Grupit bojkotojnë seancën për shkak se nuk besojnë që vendimi do të jetë i drejtë. Ata vlerësojnë se rasti është i montuar, gjë qe e shprehu edhe avokatja Artene Ademi , e cila para fillimit të seancës tha…
Author: Rilinda
Gjykata Penale e Shkupit sot duhet ta kumtojë aktgjykimin për ngjarjet në “Lagjen e trimave” në Kumanovë ku në maj të vitit 2015 gjatë përleshjes së Forcave të sigurisë dhe një grupi të armatosur, jetën e humbën tetë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Maqedonisë dhe dhjetë persona të grupit të armatosur. Aktgjykimi për këtë rast duhej të sillej më 17 tetor, por u anulua për shkak të zgjedhjeve lokale me kërkesë të MPB-së. Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për të gjithë 37-të të akuzuarit për terrorizëm dhe organizim terrorist. Avokatët e të akuzuarve, nga ana tjetër, kërkojnë aktgjykime për…
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska së bashku me delegacion nga Ministria sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Bullgarisë. Gjatë vizitës ministrja Shekerinska do të takohet me kryeministrin bullgar Bojko Borisov dhe me ministrin e Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov. Delegacioni i Maqedonisë do ta vizitojë edhe Qendrën komanduese ushtarake kombëtare të forcave të armatosura bullgare.
Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe relativisht i ftohtë me erë të dobët veriore. Temperatura e mëngjesit në shumë vende do të bien nën zero. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus pesë deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri në 15 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura do të lëviz prej minus dy deri në 14 gradë Celsius.
Në emisionin e sontëm Click Plus që emitohet në Tv 21 debatuan Arbër Çeliku, Ismet Ramadani dhe Dervish Alimi. Në emsion u diskutua për rezultatin zgjedhor, nëse jemi në një epokë të re, si konceptualizohet qytetaria nga klasa politike e si nga ajo intelektuale, si votuan qytetarët në këto zgjedhje realisht për konceptin qytetar, apo votuan për më të besueshmit, a është koha të marrin fund problemet etnike për të kaluar më pas në konceptin qytetar, apo duke zbatuar këtë të fundit u jepet fund problemeve etnike. Të ftuarit e sontëm e përshëndesin këtë qasje të re si dhe promotorin…
Vëllau i kandidatit për Kryetar të komunës së Gostivarit Shpat Iseinit, nëpërmjet një postimi në fejsbuk i kërkon llogari Vesel Memedit duke i thënë se me 100 vota u bë deputet. Në vazhdim postimi i tij: Njoni mendonte se ai i morri 2000 vota dhe do e ndihmonte DUI-në të fitonte në Gostivar, por doli që ato vota ishin të Shpat Iseinit si individ dhe familjes së tij. Bashk me ish-kryetarin e qytetit do shkosh edhe ti në histori se politika nuk është për njerëz të ndyrë si ju. Tash z.VM dil e tërhiq ministrin (djalin e spiunit) dhe drejtorët…
Dervish Alimi në emisionin CLick Plus të televizionit 21, theksoi se pala maqedonase gabimisht ka krijuar përshtypjen se rreziku më i madh janë shqiptarët. https://www.youtube.com/watch?v=gzrlCmcmE8A
Profesori universitar Arbër Çeliku në emisionin Click PLus të televizionit 21 theksoi se çdo komunitetet mbi 20 përqind ka të drejtën e Shtetformimit. https://www.youtube.com/watch?v=-n1h-dKdAvs
#ClickPlus, sonte drejtpërdrejt në TV21! Tema: “Qytetaria kundrejt kombëtares” Të ftuar: Arbër Çeliku Ismet Ramadani Dervish Alimi – A i troket Maqedonisë një epokë e re, e panjohur më parë? – Si konceptualizohet qytetaria nga klasa politike e si nga ajo intelektuale? – A votuan qytetarët në këto zgjedhje realisht për konceptin qytetar, apo votuan për më të besueshmit? – Partitë me tone patriotike, humbën duke përdorur këtë retorikë, apo humbja lidhet me diçka tjetër? – A duhet të marrin fund problemet etnike për të kaluar më pas në konceptin qytetar, apo duke zbatuar këtë të fundit u jepet fund…
Portali Sakte.net ka zhvilluar një intervistë me zëdhënësin e Lëvizjes BESA dhe shefin e kabinetit, Faton Fazliu lidhur me parregullësitë që ata kanë denoncuar publikisht por edhe në organet kompetente. Fazliu flet për manipulimet që dyshohet se janë bërë me fletvotime veçanërisht në komunën e Tetovës dhe asaj të Çairit. Sakte.net: Sa ankesa keni dorëzuar në KSHZ deri më tani? Fazliu: Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve i dorëzuam 86 ankesa për procesin zgjedhor në Komunën e Çairit dhe 10 ankesa për procesin zgjedhor në Komunën e Tetovës. Sakte.net: Ku sipas jush janë evidentuar parregullsi më të mëdha? Parregullsi janë evidentuar…
Deri tek këshilli për verifikimin e fakteve është dërguar kërkesë për vërtetimin e përgjegjësisë së gjykatëses Monika Bahcovanovska në gjykatën Shkupi 1. Gjykatësja është bashkëshorte e ish funksionarit të VMRO-së Vlladimir Bahcovanovski. Gjykatësja dyshohet për kryrjen e detyrës në mënyrë joprofesionale. Ajo është e angazhuar për e vendimeve për lëndët “Tifani’, ‘Titanik’, ‘Tortura’dhe ‘Trevnik’.
Për transparencë dhe llogaridhënie më të mirë të punës, qeveria në seancën e djeshme vendosi që ministritë në faqet e tyre të internetit të publikojnë gjithsej 21 dokumente për raporte, rregulla dhe akte të tjera të interesit publik. Propozimin e dha Ministria e Administratës dhe Shoqërisë Informative. Në 15 ditët e ardhshme, në ueb faqet zyrtare të pushtetit ekzekutiv, do të mund të gjenden informata që kanë të bëjnë me: -Planin strategjik; -Buxhetin; -Raportet e miratuara për realizimin e buxhetit; -Raporte revizore; -Plan për furnizime publike; -Rregullore të organizimit të brendshëm; -Organogram për organizim të brendshëm; -Rregullore për sistematizim të…

