Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe relativisht i ftohtë me erë të dobët veriore. Temperatura e mëngjesit në shumë vende do të bien nën zero.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus pesë deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri në 15 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura do të lëviz prej minus dy deri në 14 gradë Celsius.

