Për transparencë dhe llogaridhënie më të mirë të punës, qeveria në seancën e djeshme vendosi që ministritë në faqet e tyre të internetit të publikojnë gjithsej 21 dokumente për raporte, rregulla dhe akte të tjera të interesit publik. Propozimin e dha Ministria e Administratës dhe Shoqërisë Informative.
Në 15 ditët e ardhshme, në ueb faqet zyrtare të pushtetit ekzekutiv, do të mund të gjenden informata që kanë të bëjnë me:
-Planin strategjik;
-Buxhetin;
-Raportet e miratuara për realizimin e buxhetit;
-Raporte revizore;
-Plan për furnizime publike;
-Rregullore të organizimit të brendshëm;
-Organogram për organizim të brendshëm;
-Rregullore për sistematizim të vendeve të punës;
-Listë të të punësuarve në institucion me pozitën e punës, email-in zyrtar dhe numrin e telefonit zyrtar;
-Tekste të konsoliduara nga aktet ligjore dhe nënligjore në kompetencë të çdo ministrie;
-Modelet që i përdorin qytetarët gjatë dorëzimin të të dhënave të aplikimeve te ministritë që të realizohen të drejtat e tyre, veçanërisht modele të kërkimit nga qytetarët për nxjerrjen e akteve reale për ata ministri që i nxjerrin ato;
-Tarifat për kompensimet për nxjerrjen e akteve reale;
-Lista e informatave nga karakteri publik;
-Kontakt të personit të angazhuar për informata të karakterit publik;
-Rregullore për raportim të brendshëm të mbrojtur;
-Kontakt të personit të autorizuar për raportim të brendshëm të mbrojtur;
-Emri dhe mbiemri i shefit për mbrojtje të të dhënave personale, pozita në institucion, email-i zyrtar dhe numri i telefonit zyrtar;
-Kontakt telefoni dhe emai zyrtar të ministrisë për çështje të përgjithshme;
-Lista e resurseve aktive që i zhvillojnë ministritë, në varësi prej kompetencës;
-Biografi të ministrit, zëvendës-ministrit dhe të sekretarit shtetëror;
-Paralajmërim për ngjarjet mujore ose kalendar online.

