Familjarët e të akuzuarve të Grupit Kumanova kanë deklaruar se ndonëse kishin shkuar për ta ndjekur shpalljen e aktgjykimit, ata nuk i kanë parë të dashurit e tyre në sallë.“Nuk e di se çfarë po ndodhë. Ne shkruam në sallën e gjykimit aty kishte vetëm gazetar, por nuk e pamë asnjërin prej të akuzuarve”, ka thënë një familjare.
Raportohet se pjesëtaret e Grupit bojkotojnë seancën për shkak se nuk besojnë që vendimi do të jetë i drejtë.
Ata vlerësojnë se rasti është i montuar, gjë qe e shprehu edhe avokatja Artene Ademi , e cila para fillimit të seancës tha se nuk mund të ketë drejtësi në një rast të montuar.

