“Borxhi publik duke përfshirë edhe 30 shtatorin paraqet 4.69 miliard euro ose 45.8% të bruto prodhimit vendor (BPV), ndërsa borxhi shtetëror është 3.87 miliard euro ose 37.8% e BPV-së”, deklaroi dje Ministria e financave.
Borxhi publik i Republikës së Maqedonisë përfshinë borxhin shtetëror dhe garantues, transmeton gazeta Lajm.
“Borxhi shtetëror në tre mujorin e parë të këtij viti në krahasim me vitin e kaluar është zvogëluar për 9.6 milion euro ose 0.1 %. Borxhi publik në tremujorin e tretë të këtij viti në krahasim me vitin e kaluar është zvogëluar për 16.8 milion euro me një shumë absolute ose 0.2%”, thonë nga Ministria e financave.
Nga Ministria e financave sqarojnë se i borxhit publik dhe shtetëror në tremujorin e tretë e këtij viti ka për detyrë ti paguaj borxhet e vjetra të jashtme në shumë prej 101.9 milion euro.

