Në emisionin e sontëm Click Plus që emitohet në Tv 21 debatuan Izet Mexhiti nga BDI dhe Remzi Memedi nga ASH. Në emsion u diskutua për rezultatin zgjedhor si dhe për ankesat e deponuara nga ASH për Strugën. U fol rreth përgjegjësisë për rezultatet e zgjedhjeve tek partitë, dhe sa reflektojnë ato me votat që kanë marr, si u lexua porosia nga votuesit që morën partitë në pushtet, turbulenca në koalicionin qeveritar dhe çështja se si do të reflektojë përçarja e partive politike shqiptare që janë partnere në qeverinë qendrore, njofton Almakos.
Sipas Izet Mexhitit, zgjedhjet kanë kaluar në një atmosferë të qetë, korekte dhe demokratike dhe të pranueshme si parti politike. Qytetarët e Maqedonisë në këto zgjedhje treguan se janë në vijë të përcaktimeve demokratike dhe evroperëndimore për të krijuar komuna të forta dhe të qëndrueshme ekonomikisht.
“Mbetet ne si BDI ditët në vijim të analizojmë gjithë procesin zgjedhor, dhe ku duhet ndërhyrë se si më mirë në të ardhmen”, shton Mexhiti.
Remzi Mehmedi thot se gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë në qeverisjen e vendit të tij, drejtpërdrejt ose me anë të përfaqësuesve të zgjedhur lirisht. Gjithkush ka të drejtë të barabartë për qasje në shërbimet publike në vendin e tij. Vullneti i popullit është baza e pushtetit shtetëror.
Për Mehmedin nga ASH në këto zgjedhje lokale vlerëson se dolën me rritje dhe numra goxha të mira. Ai deklaroi se ka qenë një proces zgjedhor i parregullt. Ajo që ndodhi në raundin e parë, u përsërit në raundin e dytë, ndodhi një falsifikat zgjedhor.
” Nga numrat aktual Struga është e humbur me një diferenc të vogël të numrave, megjithse shpresojmë nga ankesat që shumica e atyre vendvotimeve të kthehen në rivotim, nëse ankesat tona nuk meren bazë atëher ato do duhet të shqyrtohen në gjykatën adminsitrative, tha Mehmedi në emsionin Click Plus të Tv 21.
Se si e lexojnë porosin e votuesve partitë, Izeti mendon se nuk do të ketë ndonjë ndryshim, ajo që mund të konkludojmë se nga Likiova e deri në Strugë këto qytete do udhëhqen nga BDI, njëkohësisht besoj se do të jetë një përvojë e mirë të kemi një laramani nëpër komuna. “Sa i takon çështjes së Gostivarit duhet të analiziohet dhe të nxjerret konkuzion edhepse jam i bindur se Nevzat Bejta ishte një ndër kryetarët më të sukseshëm të komunave”, tha Izeti.
Nëse mund të përmbysen rezulatet nga KSHZ, Izeti vlerëson se në bazë të informatave nuk besojë por të presim epilog zyrtar nga KSHZ, nga aspekti politik nëse Struga ishte mirë që shkoi me dy kandidat shqiptar, Izeti vlerëson se poqese shihet në prizmën e kualiconimeve ne kemi dalur me një kualcion qeveritar dhe është mjaft trasparente , Struga nuk dallon asapk nga komuna e Çairit, përbërja etnike është identike, me 57% pjesmarja e shqiptarëve.
Ndërkaq për Mehmedin ky konstatim nuk mban peshë meqë BDI nuk veproi me Strugen ashtu siç bëri ASH me Kërçovën.
Se çfarë kanë mësuar nga këto zgjedhje Izeti mendon se nuk është mirë të meren të gjitha komunat. “Nuk është e shëndoshë të meren të gjitha komuant nga një subjekt poltik sepse fillon lufta brenda lloit, nga këto zgjedhje kemi konluzione të qarta që BDI do i lexojë mirë dhe akseptimi i mirë i qytetarit bëri që BDI të rrikthehet fuqishëm në këto zgjedhje lokkale”, deklaroi Mexhiti.
Mehmedi vlerëson se ajo që bëri kryeministri, i cili vazhdimisht flet për bashkëjetesë, për jetë në Strugë, vetëm se e ka thelluar ndarjen ndëmjet bashkësive etnike, duke pasur parasysh se demokracia është vullnet i shumicës, edhe pse Bdi në zgjedhjet parlamentare thirrej në UÇK dhe ato lokale me konceptin qytatar! E nuk ndërtohet koncepti qytetar duke i bashkuar maqedonasit, e duke i përçarë shqiptarët, gjë që e bënë Zaevi me ndihmën e BDI’së. E ardhmja e shqiptarëve të Maqedonisë është integrimi i tyre në shtetin ku jetojnë, por duke u integruar në të ashtu si edhe bashkëqytetarët e tyre maqedonas – jo si ‘qytetarë’, por si shqiptarë.
“Përcaktimi jone ishin votat shqiptare. Në rast se kemi parasysh votat e shqiptarëve ne kemi dyfishin e votave në krahasim me kundër kandidatin tonë, dhe këtu u krijua një model të mos respektohet vullneti i shumicës, dhe kur them vullneti i shumciës mendoj pikërisht në shumicën që ndikohet nga i tërë aparti shtetëror, përfundoi Mehmedi./Almakos

