Këshilli Gjyqësorë, në seancën e caktuar të 8 nëntorit, do të shqyrtojë dorëheqjen e kryetarit të Gjykatës Penale, Stojance Ribarev.
Në dorëheqjen e tij dërguar deri tek Këshilli Gjyqësor, Rybarev shpjegon se arsyet për tërheqjen e tij janë të natyre personale.
Si pika tjera në rend dite në seancë janë të vendosura edhe miratimi i rang-listës përfundimtare të kandidatëve për kryetar të Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup, pastaj dhe miratimi i vendimit për zgjedhje të kryetarit të Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup, pas vendimit numër 08-1030/1 të 20.07.2017./Almakos

