Në një intervistë dhënë për televizionin maqedonas sonte(e diel) në “Kanal 5”, shkrimtari Kim Mehmeti ka thënë se zgjedhjet e porsapërfunduara vendore kanë dëshmuar se Maqedonia ishte dhe ka mbetur pronë e partive në pushtet, e jo e qytetarëve dhe se, edhe Zaevi sot, njësoj si Gruevski deri dje, interesin e shtetit e barazon me atë të partisë që ai drejton, LSDM’së. Sipas tij, edhe në këtë zgjedhje, partitë në pushtet – LSDM’ja dhe BDI’ja – kishin në duar tërë potencialin shtetërorë për t’i luftuar partitë opozitare, raporton Almakos. “Sido që të përfundojnë këto zgjedhje vendore, partitë opozitare shqiptare, ia…
Author: Rilinda
Analisti politik Isen Saliu pas rezultateve teper te ngushta ne disa komuna urbane me shumice shqiptare, ku vazhdimisht fiton BDI-ja pavareisht disponimit ne mesin e shqiptareve, vlereson se duhet te kete protestat shqiptare ne te cilat do te duhej te shprehej disponimi rspektivisht pakenaqeia ndaj institucioneve kompetente qe merren me kete ceshtje./Lajm
Lideri i LSDM-së dhe kryeministri i vendit Zoran Zaev, në pres konferencën në shtabin e LSDM-së e ftoi VMRO-DPMNE-së që ta rishikojë edhe një herë qendrimin për mos pranimin e rezultateve zgjedhore. “Shpresoj se do të gjeni fuqi të silleni si subjekt përgjegjës politik dhe do të përfshihen dhe do të japin kontribut konstruktiv për reformat. I bëj apel udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së në plan të parë t’i vendosë interesat e qytetarëve”, porositi Zaev. Kjo është një fitore e madhe e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Urime deri tek të gjithë qytetarët për festën e madhe të demokracisë. Patëm zgjedhje demokratike,…
Kandidati i Lëvizjes BESA, Blerim Sejdiu ka shpallur fitore në komunën e Zhelinës. Blerim Sejdiu kundër kandidat në rrethin e dytë ka pasur kryetarin e deritanishëm të komunës së Zhelinës nga rradhët e BDI-së, Fatmir Izairi.
Sipas rezultateve fillestare të publikuara në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të përpunuara pothuajse 1.247 nga 1.517 vendvotime ku u votua në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kandidatët e LSDM-së udhëheqin në 19 komuna, BDI në shtatë, Aleanca për Shqiptarët në tre, VMRO-DPMNE në tre, ndërsa PDSH në një komunë. LSDM-ja udhëheq Butel, Gazi Babë, Gradsko, Demir Kapi, Doollnen, Jegunovcë, Karbinc, Kisella Vodë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Mogillë, Novaci, Probishtip, Resoman, Nagoriçan i Vjetër, Çashkë, Çeshinovë-Oblishevë, Shtip dhe Shuto Orizarë. BDI udhëheq në Dibër, Zhelinë, Likovë, Saraj, Strugë, Tearcë dhe Çair, Aleanca për Shqiptarët udhëheq në…
Kandidati i BDI-së, Ruzhdi Lata ka fituar sërish në Dibër kundrejt kandidatit të Aleancës, Arben Agolli në rrethin e dytë. Ai ndër të tjera falenderoi zgjedhësit që e votuan dhe theksoi se do të vijonte punën për bërjen e Dibrës një qytet europian.
Këto janë rezultatet e komunave me shumicë shqiptare deri në orën 21 e 20 në faqen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
ipas rezultateve paraprake të LSDM-së kandidatët e tyre kanë fitore të sigurt në komunat Butel, Gradsko, Karbincë, Kisella Vodë, Makedonski Brod, Mogillë, Novacë, Nagoriçan i Vjetër, Çashkë dhe Shtip, informoi Ivana Tufegxhiq. “Qytetarët votuan në mënyrë korrekte dhe demokratike dhe i rrumbullaksuan ndryshimet në gjithë Maqedoninë”, theksoi Tufegxhiq. Ajo tha se edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, qytetarët e kanë dhënë besimin për konceptin që e kanë promovuar koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja, i formuar para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, e i cila vazhdoi edhe në këto zgjedhje lokale.
Pas një kohe të gjatë Republika e Maqedonisë është krenare që pati zgjedhje, korrekte,demokratike dhe të qeta, vlerësoi sot në konferencë për shtyp ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski pas përfundimit të raundit të dytë të procesit zgjedhor të Zgjedhjeve lokale dhe iu falënderua policisë për profesionalitetin e treguar dhe kryerjen me sukses dhe efikas të detyrave të dhëna. “Nuk janë vërejtur prishje serioze të rendit dhe qetësisë publike dhe sigurisë së qytetarëve. Për shkak të dyshimeve të bazuara për vepra të kryera penale kundër zgjedhjeve deri janë arrestuar shtatë persona”, informoi ministri Spasovski dhe shtoi se janë arrestuar…
Kandidatja e BDI-së për komunën e Tetovës, Teuta Arifi prinë kundrejt kundër kandidatit të BESËS, Bilall Kasami. Nga shtabi i Teuta Arifit, deri në këto momente nga 90 përqind votat e numëruara Teuta Arifi ka arritur fitore në komunën e Tetovës, duke siguruar 17.300 vota. “E faleminderoj çdo aktivist e qytetar të cilët e vlerësuan punën e bërë për Tetovën tonë. Do punoj për të gjithë qytetarët pa marrë parasysh se çfarë etnie janë. Për së pari herë Tetova rivoton një kryetar për dy mandate rresht”.
Lideri i VMRO-DPMNE-së sonte njoftoi se partia e tij nuk i pranon zgjedhjet dhe kërkoi kthimin urgjent të demokracisë në vend, si dhe organizim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të realizuara me qeveri teknike njësoj si zgjedhjet e dhjetorit 2016. “Ajde Zaev nëse je aq i fortë, të shkojmë përsëri në zgjedhje”, kërkoi Gruevski. Gruevski e fajsoi policinë për shtypje dhe terror mbi qytetarët.
Informacionet e fundit nga shtabi i LSDM-së thonë se nga përafërsisht 90% e votave të numëruara, kandidati i LSDM-së Filip Temellkovski e ka fituar Johan Tarçullovskin në Kisella Vodë, si dhe kandidati në komunën e Butelit, Velimir Smilevski. Sipas numërimit të parë të votave, kandidatët e kësaj partie kanë shpallë fitore në Gazi Babë, Novaci dhe Mogillë.

