Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë, me reshje të përkohshme të shiut, veçanërisht në pjesët veriore. Në malet reshjet do të jenë me borë, ndërsa në vendet më të larta do të formohet edhe shtresa e dëborës, veçanërisht në pjesët veriperëndimore. Do të fryjë erë e fortë veriore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej katër deri në 9, ndërsa ajo e ditës prej 7 deri në 14 gradë.
Në Shkup moti dë të jetë i vranët me reshje shiu, të cilat herë pas here do të jenë më të rrëmbyeshme. Do të fryjë erë e fortë veriore.
Temperatura do të lëvizë prej shtatë deri 11 gradë.

