Ueb faqja e ambasadës së Gjermanisë në Shkup, ka publikuar përgënjeshtrim në lidhje me informacionet për viza pune që qarkullojnë në disa media në Maqedoni. Pasi që gjatë ditës së djeshme dhe sot në një pjesë të mediave në vend kanë publikuar informacione se fillon ligj i ri për punësim, sipas të cilit të gjithë qytetarët nga shtetet e ish-Jugosllavisë do të mund tëë punësohen nën kuhste të njejta si shtetasit e BE-së, u deklarua edhe ambasada gjermane, duke e prgënjeshtruar këtë informacion. Në ueb faqen e ambasadës gjermane shkruan: “Informacionet, se nga 01.01.2018 do të hyjë në fuqi ligj…
Author: Rilinda
OJQ “Legis”, e cila kryen monitorim të qendrave tranzit për refugjatë në Tabanoc dhe Gjevgjeli informoi se për momentin në të dy kampet ka 25 persona, por numri ndryshon në bazë ditore. Personat që vinë në kamp kalojnë përmes kufirit jugor dhe qëndrojnë nga dy deri më tre ditë varësisht prej asaj se a kanë nevojë për kujdes mjekësor ose të kërkojnë azil ose mbrojtje të përkohshme. Por, kërkesa të tilla nuk janë regjistruar edhe krahas paranojës së krijuar para zgjedhjeve në Maqedoni për qëndrimin e tyre afat gjatë në vend. Sipas kësaj organizate joqeveritare, në këto qendra për refugjatë…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni ka refuzuar të gjitha ankesat e dorëzuara për raundin e parë nga zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën (15.10). “Janë refuzuar të gjitha ankimimet. Deri te KSHZ-ja janë dorëzuar 46 ankimime, prej të cilëve 43 i ka dorëzuar VMRO-DPMNE, një ankesë u dorëzua nga TMRO, një nga Aleanca për Shqiptarët dhe E Majta. Kundër vendimit të KSHZ-së mund të dorëzohet padi deri në Gjykatën Administrative. Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 29 tetor”, deklaroi zëdhënësja e KSHZ-së, Lupka Guguçevska. Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, në balotazh LSDM…
Komunikacioni në rrugët shtetërore është duke u zhvilluar në thatësi. Intensiteti i rrugëve të drejtimit rrugor jashtë mjediseve të qytetit është rritur, njofton LAMM. Në kalimet kufitare nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga shtetit. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi e caktuar dhe rrespektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes më të madh nëpër lugina dhe shpate, ku është e mundur edhe rrëshqitja e tokës.
Vëzhgues ndërkombëtarë që monitorojnë procesin parazgjedhor dhe zgjedhor në Maqedoni e kanë alarmuar policinë për një dukuri negative që kanë vërejtur në fshatrat e komunës së Sarajit. Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, në këto fshatra banorëve u merren pasaportat dhe letërnjoftimet si garanci se do të votojnë një parti politike që shpeshherë përmendet në raportet e ndërkombëtarëve për shkelje zgjedhore. Vëzhguesit madje kanë incizuar disa raste ku bëhet kjo formë e manipulimit dhe se incizimet i kanë dorëzuar në polici, kurse varet prej gjykatave nëse ato do të pranohen si dëshmi ose jo. Burime policore thonë se në bazë të informacioneve të…
Paga mesatare mujore neto e paguar për punëtor në gusht ka qenë 22,912 denarë dhe është rritur për 2,8 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave që sot i publikoi nga Enti Shtetëror i Statistikës, rritja ka të bëjë me rritjen e pagës neto në sektorët e Minierave dhe guroreve me 32,7 për qind, në Art, argëtim dhe rekreacion me 10,9 për qind dhe në Veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike për 9,4 për qind. Në krahasim me muajin paraprak, rritje të pagës neto ka në sektorët Miniera dhe guroret për 31,2 për…
Kryetari i këshillit gjyqësor të Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkup 1, i cili vepron në lëndën ‘Trista’, i formuar pas aktit të parashtruar akuzues të PSP-së, e duke vepruar sipas ankesë së parashtruar të mbrojtjes së të akuzuarit kundër vendimit me të cilën miratohet akti akuzues, mori vendim se ankesa hidhet poshtë si e pabazë me arsye se në pjesën juridike thuhet se kundër këtij vendimi nuk lejohet e drejtë për ankesë. Këshilli për vlerësim të aktit akuzues të Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkup 1, i cili vepron…
Qytetarët nga vendet e Ballkanit Perëndimor që do të duan të udhëtojnë drejt zonës “Schengen” do ta kenë këtë mundësi në të ardhmen, pasi të kërkohet miratimi nga shërbimet përkatëse të BE-së. Ata do të jenë të detyruar të kryejnë këto procedura, pavarësisht se vendet do të jenë të liruar nga vendosja e regjimit të vizave. Nga Komitetit për Liritë Civile të Parlamentit Evropian thuhet se i gjithë procesi “kompleks” dhe ky “sistem, nëse miratohet, nuk mund të hyjë në fuqi deri në fillim të 2020”. “Miratimi do të kërkohet duke plotësuar formularin elektronik dhe reagimi i BE-së do të…
Ish kryetari i Komunës së Aerodromit, Ivica Konveski, dje ka marrë kallëzim penal pasi që është ndalur nga policia e trafikut meqë në pjesën e përparme të veturës “BMW”, ka vendosur drita rotulluese. “Shfrytëzimin e pajisjeve për dhënien e dritave dhe zërave specifik mund ta përdorin vetëm veturat me të cilat policia ose policia ushtarake kryejnë përcjellje, këso mjete mund të vendosen dhe të shfrytëzohen në vetura me akt të caktuar nga Qeveria e Maqedonisë, por edhe të veturat me të drejtë prioritare kalimi. Këto pajisje mund të vendosen gjithashtu te veturat zyrtare që përdoren nga Prokuroria Publike për kryerjen…
Profesori universitar dhe analisti Ramadan Ramadani, si humica e shqiptarëve në Maqedoni është i bindu se më 29 tetor do të ndodhin ndryshime positive për shqiptarët e Maqedonisë. “Prej Likove e deri në Strugë, zullumi po merr fund! #maqedonia2017”, ka shkruar Ramadani në facebook. Në ndërkohë bashkëpunimi mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa po merr hov gjithnjë e më të madh, duke çuar shqiptarët drejt një fitore të sigurtë kundrejt BDI-së më 29 tetor.
“Vëllai im jo vetëm që u eliminua fizikisht, por edhe edhe juridikisht po e zhdukin, duke dashur të zhdukin cdo gjurmë të tij, edhe pas vdekjes”. Kështu është shprehur para dy viteve gjatë një interviste për gazetën “Lajm”, Pajazit Lika, vëllai i Isa Likës, i njohur si Komandant Iliri. I dëshpëruar nga premtimet e panumërta për zbardhjen e vrasjes së vëllait të tij, Pajaziti ka shpalosur për herë të parë dyshimet e tij për atentatin e 19 tetorit 2006, datë kur u vra edhe një ndër luftëtarët më të famshëm të UÇK-së. “Tani nuk ekziston as juridikisht. është fshirë gjithkund,…
Shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi” u bëri thirrje qytetarëve dhe institucioneve: Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe Agjencia për ushqim dhe veterinari, të kyçen në aksion për shpëtim të kafshëve të pësuara nëpër rrugë në rajonin e Shkupit. Kjo shoqatë shpëtuan dy kuaj të lodhur dhe të uritur në rrugën “Vasil Gjorgov”, publikoi “Makfaks”.Njëri kalë ishte në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe pothuajse pesë orë ka qenë i shtrirë në tokë, por me dhjetë shishe infuzion arriti të çohet në këmbë. Nga Shoqata kërkojnë që kafshët të vendosen në vend të sigurtë apo qytetarët dhe institucionet në…

