“Vëllai im jo vetëm që u eliminua fizikisht, por edhe edhe juridikisht po e zhdukin, duke dashur të zhdukin cdo gjurmë të tij, edhe pas vdekjes”. Kështu është shprehur para dy viteve gjatë një interviste për gazetën “Lajm”, Pajazit Lika, vëllai i Isa Likës, i njohur si Komandant Iliri. I dëshpëruar nga premtimet e panumërta për zbardhjen e vrasjes së vëllait të tij, Pajaziti ka shpalosur për herë të parë dyshimet e tij për atentatin e 19 tetorit 2006, datë kur u vra edhe një ndër luftëtarët më të famshëm të UÇK-së. “Tani nuk ekziston as juridikisht. është fshirë gjithkund, sikur të mos kishte ekzistuar asnjëherë gjallë. Janë zhdukur listingjet e telefonave, raportet e policisë, që mund të ndihmonin për ndricimin e rastit. Kryeshefat e policisë kur zgjedhen në Tetovë, në fillim të mandatit zotohen se do ta ndriçojnë këtë rast, deri në mes të mandatit, mirëpo pas një kohe, refuzojnë të na takojnë, e më vonë bile i mbyllin edhe telefonat. Sa mandate të kryeshefave kanë kaluar, kurse ende nuk është ndërmarrë asgjë për ndriçimin e këtij rastit”, ka thënë Pajazit Lika. Akuzat e tij shkojnë drejtëpërdrejt për Bashkimin Demokratik për Integrim “Ali Ahmeti ka ardhur në shtëpinë tonë dhe ka thënë se, edhe nëse më përzini nga dera, unë do të hyjë në shtëpinë tuaj nga dritarja, duke u arsyetuar se, është njeri i kësaj shtëpie. Çfarë njeri i shtëpisë time është, kur ai tani 9 vjet nuk po bënë asgjë për zbardhjen e vdekjes e komandant Ilirit?”, pyet ai. “Kërkojmë llogari dhe ndriçim të rastit, e jo akademi. Dua ta dimë se pse nuk po ndriçohet rasti”, thotë Pajaziti. Por ai flet edhe për bashkëluftëtarin e vëllait të tij, Harun Aliu, edhe ai i vrarë në rrethana misterioze.
Data 28.08.2026
Aktuale
- Kancelari gjerman paralajmëron kundër planeve për rritje masive të buxhetit afatgjatë të BE-së
- Nora Isrefi merr vëmendjen me linjat trupore, ndërsa publikon fotografi provokuese me bikini nga pushimet në jug të Shqipërisë
- Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
- Aksion i madh policor: Midis të arrestuarve edhe një e mitur 16-vjeçare!
- Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
- Momenti i shumëpritur! Ana zbulon gjininë e foshnjës, emocionet janë të mëdha
- Kryqi i Kuq: Të paktën 10.000 familje humbën shtëpitë nga përmbytjet e befasishme “katastrofike” në Nepal
- Privohet nga liria 48 vjeçari nga Kumanova, dyshohet se sulmoi djalin e mitur dhe tentoi të sulmonte edhe bashkëshorten


