Shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi” u bëri thirrje qytetarëve dhe institucioneve: Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe Agjencia për ushqim dhe veterinari, të kyçen në aksion për shpëtim të kafshëve të pësuara nëpër rrugë në rajonin e Shkupit. Kjo shoqatë shpëtuan dy kuaj të lodhur dhe të uritur në rrugën “Vasil Gjorgov”, publikoi “Makfaks”.Njëri kalë ishte në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe pothuajse pesë orë ka qenë i shtrirë në tokë, por me dhjetë shishe infuzion arriti të çohet në këmbë.
Nga Shoqata kërkojnë që kafshët të vendosen në vend të sigurtë apo qytetarët dhe institucionet në numrat e telefonit 077 487 253 dhe 077 487 255 t’i kontaktojnë shoqatat duke dhënë informatë të saktë për lokacionin, ku janë kafshët në rrezik. Nga “Anima Mundi” bëjnë thirrje që qytetarët të cilët do të hasin kafshë në rrezik, të bëjnë gjithçka për ta ndihmuar.
Sipas tyre, më me rëndësi është ta lirojnë kafshën, sepse nëse mbetet e lidhur, nuk ka mundësi të mbijetojë, të tentojnë ta vendosin në vend të sigurtë, t’i japin mundësi për ushqim dhe ujë dhe të kërkojnë ndihmë. Nga Shoqata bëjnë thirrje qytetarët t’u dërgojnë fotografi dhe informata për lokacionin e saktë ku janë kafshët në rrezik.
Ata kërkojnë ndryshim të ligjit për mirëqenie të kafshëve me të cilin do të mbrohen kuajt në mjediset urbane./Almakos


