Fenomeni “Haraçina”. Loja për lokalet është tema e rradhë që debatohet sonte në Tv21 #Click Plus me të ftuarit: Gjyla Çeliku – Të drejtat e gruas, Artan Dika – opinionist dhe Valon Bela – opinionist.
Fenomeni Milikije dhe si u bë që Haraçina heroike të shndërrohet në votuese e një partie shumë-etnike, mysafirët shprehin keqardhje.
Për Çelikun është e dhimbshme edhe pse si femër thot që ne si të tilla ka kohë që luftojmë e kërkojmë përfaqësim të gruas në politikë. Këta politikan i kanë borxh Haracinës, duke mos na harruar dhe ne intelektualëve që përbëjmë një dozë faji, ngaqë skemi çuar zërin me kohë për zonat rurale të banuara nga shqiptarët, përcjell Almakos.
Bela vlerëson se banorët e Haraçinës kanë votuar Zaevin meqë iu është afruar një qase dhe shërbim më cilësor, përfshirë këtu premtime dhe investime kapitale, zbardhje të rasteve të montuara gjyqësore dhe thjesht ai nuk do të dëgjojë më për elemete patriotike meqë këta banorë kanë nevoja emementare jetese. Momenti tjetër është shteti, ai i cili për 15 vite nuk ka mundur të sanojë një gyp që paraqiste jashzakonisht problem për këta banorë.
Bela shton se pavarësisht a na pëlqen apo jo vendimi i haraçinasve, duhet respektuar:
Dika mendon se fenomeni Milikije nuk ndodh rastësisht. Për 25 vjet banorët e Haraçinës ua dhanë votën partive shqiptare shërbëtore të padronit të tyre në qeveri por banorët shqiptarë nuk fituan asgjë. Pa investime, pa infrastrukturë, pa ardhmëri. Edhe lufta u bë aty, por partia që premtoi të jetë e luftës u kthye në parti shërbëtore, herë e padronit VMRO e herë e padronit LSDM. Dhe pas 25 vitesh banorët e kuptuan se nuk kanë pse t’ja japin votën shërbëtorit që nëpërmjet tij të lidhen me padronin, kur mund t’ja japin votën padronit e të lidhen direkt me të, pa patur nevojë për ndërmjetësimin e shërbëtorit.
Varfëria të çon në dyer të hasmit … fukarallëk, maskarallëk – kam dëgjuar të thonë në Tiranë, shprehet Dika.
“Janë tre ndjesi në fenomenin Milikije, zgjënjimi, varfëria dhe dështimi me atë zonë. Bëhet fjalë për fshat ku numri i banorëve është më i madhë se i atyre në Maqedoninë lindore. Përfqaesuesi shqiptar në pushtet në vënd që të jetë përçues i zërit të banorëve ato kan qenë indiferent gjithë këto vite. Arsyeja kryesore është shpresa se duke dhënë betimin Zaevit , ato shpresojnë të thitihin më shumë fonde nga pushteti qëndëror dhe të kenë më shumë investime. 25 vite politikanët tanë nuk kanë zgjidhur problemet me ujin, kanalizimin, rrugët etj deklaroi Dika në #Click Plus./Almakos

