Author: Rilinda

Nga Gazetarja Delvina Kërluku, ju parashtruan pyetje kryeministrit shqiptar Edi Rama, në Samitin 100, ku u zhvillua këto ditë në Shkup. Ajo parashtoi pyetje se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parasheh që shteti shqiptar të përkujdeset edhe për shqiptarët jashtë shtetit. Ku konsiston kjo përkujdesje për shqiptarët e Maqedonisë? Rama, u përgjigj se kanë fakte e jo fjalë , që respektohet kushtetuta e Shqipërisë. “Nuk kam ardhur në Shkup për të shpjeguar kushtetutën, por për të respektuar një aktivitet shumë të rëndësishëm rajonal. Për sa i takon se si e kuptojmë dhe e respektojmë kushtetutën e Shqipërisë, flasin faktet”, tha…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska është duke qëndruar për vizitë dyditore në Mbretërinë e Suedisë. Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, në kuadër të vizitës Shekerinska do të takohet me ministrin suedez të Mbrojtjes, Peter Hultkvist dhe me ministren suedeze për Çështje Evropiane dhe për Tregti, An Linde. Shekerinska do të ketë takime edhe me deputetë të Parlamentit dhe do të mbajë fjalim në tribunën në organizim të organizatës jofitimprurëse ABF, me temë “Situata e re politike në Maqedoni – rruga drejt!”. Në fund të vizitës ministrja Shekerinska do të ketë takim edhe me përfaqësues të mediave suedeze.

Lexo më Shumë

Tërmet me magnitudë prej 2,6 ballësh sipas Shkallës së Rihterit është ndier paradite në Ohër dhe rrethinë. Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematikor natyror në Shkup informon se tërmeti është regjistruar në orën 11:18 me epiqendër e cila rrjedh nga rajoni epiqendror i Ohrit, 105 kilometra në jugperëndim të Shkupit. Tërmeti është ndier nga popullata në pjesën jugperëndimore të vendit, përkatësisht në Ohër dhe rrethinë me intensitet prej tre deri katër ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane.

Lexo më Shumë

Delegacioni i BE-së në Shkup vlerëson se zgjedhjet lokale të 15 tetorit u mbajtën në ambient konkurrues. Në njoftimin e BE-së përmenden përfundimet e misionit të OSBE/ODIHR, të cilët më herët njoftuan se rregullat e përgjithshme të zgjedhjeve korrekte janë respektuar. “Pushtetet duhet në mënyrë efektive të rishikojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR. BE është e gatshme të ndihmojë në këtë proces”, thuhet në njoftimin e BE-së. BE gjithashtu ju bën thirrje përfaqësuesve politik të sillen me përgjegjësi dhe gjithë institucionet të sigurojnë kushte për proces zgjedhor transparent dhe të besueshëm në rrethin e dytë. BE inkurajon kandidatët e zgjedhur në rrethin…

Lexo më Shumë

Ndarja e praktikave dhe përvojave të mira të institucioneve kompetente dhe trupave nga vendet në rajon është qëllimi i Forumit dyditor rajonal për bashkëpunim tejkufitar, që me mbështetje të Bashkimit Evropian do të mbahet sot në Strugë. Forumin do ta hapë ministri i Pushtetit Lokal, Suhejl Fazliu, ndërsa në hapje do të mbajë fjalim edhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadori Samuel Zhbogar. Në forumin rajonal për bashkëpunim tejkufitar do të marrin pjesë përfaqësues nga Bashkimi Evropian dhe nga vendet e rajonit, të cilat marrin pjesë në implementimin e Programit IPA për bashkëpunim tejkufitar.

Lexo më Shumë

Katër kryeministra nga rajoni do të jenë pjesëmarrës në panelin me temë “A mund të konkurrojë rajoni në tregun global?” në Samitin 100 që prej dje po mbahet në Shkup. Është konfirmuar pjesëmarrja e kryeministrit të Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, kryetarit të Këshillit të ministrave të BeH, Denis Zvizdiq, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe të kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq. Kryeministrat do të debatojnë edhe në temat e energjisë, ekonomive të bazuara në njohuri, për brendimin, për ekonominë digjitale dhe për strategjitë për lidhjen e rajonit dhe për nisma të përbashkëta në sferën e turizmit. Në…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell, me erë të dobët , pasdite e matur nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë prej 2 deri 10 gradë, ndërsa maksimalja prej 20 deri 26 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me erë veriore. Tempertaura do të lëvizë prej 6 deri 25 gradë. Në ditët në vijim pason periudha e motit stabil, të thatë dhe të ngrohtë, me temperatura pozitive të mëngjesit, ndërsa maksimalet do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë[ të vitit. Prej të hënës do të ketë dukuri të vranësirave të vogla…

Lexo më Shumë

Këshilli grevist i Shoqatës së Personave të Shurdhër dhe Shurdhmemecë nga Shkupi ka mbajtur të hënën një protestë të qetë para godinës së Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ku ka kërkuar nga kjo ministri dhe institucionet e tjera kompetente që të ndërmarrin masa adekuate në drejtim të zgjidhjes së problemeve me të cilat përballet kjo kategori e qytetarëve, raporton Anadolu Agency (AA). Shoqata e Personave të Shurdhër dhe Shurdhmemecë nga Shkupi thotë se nevoja për tejkalimin e kësaj situate të padurushme ka qenë shkaku kryesor për organizimin e kësaj proteste. “Kompetentët të njoftojnë opinionin e gjërë në edicionet qendrore…

Lexo më Shumë

Nga BDI mbrëmë dolën me të dhënat se kanë fituar mbi 100.000 vota. Por kur dihet që BDI në shumë komuna në kandidaturat për kryetar komune ka qenë në koalicion me LSDM-në-të dhënat më të sakta ku duhet të bazohemi janë listat për këshilltar komunal. Nga BDI mbrëmë dolën me të dhënat se kanë fituar mbi 100.000 vota. Por kur dihet që BDI në shumë komuna në kandidaturat për kryetar komune ka qenë në koalicion me LSDM-në-të dhënat më të sakta ku duhet të bazohemi janë listat për këshilltar komunal. Dhe nga të dhënat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor në listat…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell, me erë të dobët , pasdite e matur nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë prej 2 deri 10 gradë, ndërsa maksimalja prej 20 deri 26 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me erë veriore. Tempertaura do të lëvizë prej 6 deri 25 gradë. Në ditët në vijim pason periudha e motit stabil, të thatë dhe të ngrohtë, me temperatura pozitive të mëngjesit, ndërsa maksimalet do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë[ të vitit. Prej të hënës do të ketë dukuri të vranësirave të vogla…

Lexo më Shumë

Sipas informatave të marra nga mbi 2.500 vëzhguesit e MOST-it të cilët janë sistemuar në pothuaj 50 për qind nga vendvotimet në Republikën e Maqedonisë u konfirmua mosrespektim të procedurës së votimit dhe reagim nga ana e këshillave zgjedhorë, deklaroi drejtori ekzekutiv i MOST-it, Darko Aleksov. Ai potencoi se kjo duhet të merret parasysh me qëllim që të konfirmohet nëse në rastin e dhënë institucionet adekuate janë përgjigjur për atë se çka ka ndodhur në vendvotimet ose jo. Aleksov tha se MOST ka konfirmuar më pak se 50 raste të parregullsive gjatë votimit dhe shtoi se vlerësimin e përgjithshëm për…

Lexo më Shumë

Kandidati i Lëvizjes Besa thot që pajtohet me caktimin e zotit dhe verdiktin e popullit. Sa i takon Besës nuk është arritë ajo që ishte në pritshmëri, por qe një rezultat i kënaqshëm. Sa i takon situtës në ca fshatra kemi qenë të anashkaluar, por jemi të kënaqur me ata 1272 votues. Votat e Besës nuk do të shkojnë për BDI-në, dhe për të dhënë nje sinjal të vogel në betejën se kemi përfunduar , në raundin e dytë vota e Besës shkon në mbështetje për Aleancen./Almakos Ndiqni te plotë fjalim e Xhemail Çupit ne videon e mëposhtme: https://www.facebook.com/Xhemail.Cupi/videos/1505866962854641/

Lexo më Shumë