Delegacioni i BE-së në Shkup vlerëson se zgjedhjet lokale të 15 tetorit u mbajtën në ambient konkurrues. Në njoftimin e BE-së përmenden përfundimet e misionit të OSBE/ODIHR, të cilët më herët njoftuan se rregullat e përgjithshme të zgjedhjeve korrekte janë respektuar.
“Pushtetet duhet në mënyrë efektive të rishikojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR. BE është e gatshme të ndihmojë në këtë proces”, thuhet në njoftimin e BE-së.
BE gjithashtu ju bën thirrje përfaqësuesve politik të sillen me përgjegjësi dhe gjithë institucionet të sigurojnë kushte për proces zgjedhor transparent dhe të besueshëm në rrethin e dytë.
BE inkurajon kandidatët e zgjedhur në rrethin e parë të kontribuojnë në përparimin e agjendës evropiane në vend.
OSBE/ODIHR theksoi se zgjedhjet lokale kanë kaluar në atmosferë të mirë dhe të qetë, korrekte, demokratike dhe kredibile, sipas të gjitha standardeve evropiane. Standardet janë të qarta dhe të sakta, kishte kushte, kohë dhe resurse që gjithë kjo të realizohet.

