Nga Gazetarja Delvina Kërluku, ju parashtruan pyetje kryeministrit shqiptar Edi Rama, në Samitin 100, ku u zhvillua këto ditë në Shkup. Ajo parashtoi pyetje se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parasheh që shteti shqiptar të përkujdeset edhe për shqiptarët jashtë shtetit.
Ku konsiston kjo përkujdesje për shqiptarët e Maqedonisë? Rama, u përgjigj se kanë fakte e jo fjalë , që respektohet kushtetuta e Shqipërisë.
“Nuk kam ardhur në Shkup për të shpjeguar kushtetutën, por për të respektuar një aktivitet shumë të rëndësishëm rajonal. Për sa i takon se si e kuptojmë dhe e respektojmë kushtetutën e Shqipërisë, flasin faktet”, tha Rama, Kryeministri i Shqipërisë, për gazetaren nga Almakos.
Ndërsa, në pyetjen se ç‘u bë me rrugën e Arbërit dhe koridorin e 8-të?
Rama tha se Rruga e Arbërit do të fillojë shumë shpejt, sepse janë në fazën finale, për të përcaktuar fituesin, për të filluar procesin e punës.
Dhe në pyetjen a mendoni se u penguat të flisni shqip, sot në Samitin 100, në Shkup?
Ai u përgjigj shkurt se nuk mendon që u pengua të flet shqip, ndërsa në hyrje të fjalimit të tij, ai nisi të flet shqip, por u ndërpre si arsye që nuk ka përkthyes, për gjuhën shqipe. Rama tha se deri tani ka dëgjuar, në kufje, të përkthehet fjalimi i panelistëve të tjerë. Ndërsa, vazhdoi fjalimin në gjuhën angleze.
/Almakos.com

