Deri në orën 13 në komunën e Gjevgjelisë nga 19.413 votuesit e regjistruar në listën e vetme zgjedhore, për dy kandidatë për kryetar komune dhe katër lista të këshilltarëve kanë votuar 6.977 votues ose 35,9 për qind. Nga KKZ Bogdanc informuan se deri në orën 13 kanë votuar 2.469 qytetarë (35,9 për qind) nga 6.876 qytetarët e regjistruar votën e tyre e kanë dhënë për njërin nga kandidatët për kryetar komune dhe listat e këshilltarëve. Në komunën e Dojranit të drejtën e votës deri në orën 13 e kanë shfrytëzuar 830 qytetarë ose 33,2 për qind nga të regjistruarit në…
Author: Rilinda
Deri në orën 13 në zgjedhjet lokale në Ohër kanë dalë dhe kanë votuar 25 për qind nga 52.858 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa procesi zgjedhor po zhvillohet pa pengesa në një atmosferë korrekte dhe demokratike, pa parregullsi. Në Strugë jehona e zgjedhjeve deri në orën 13 arrin 22,8 për qind nga gjithsej 60.539 votues të regjistruar. Nga KKZ në Strugë njoftojnë se deri më tani ata nuk kanë marrë kurrfarë kumtese zyrtare për çfarëdo qoftë parregullsish në procesin zgjedhor. Në Debarcë deri në orën 13 të drejtën e votës e kanë realizuar 32 për qind nga numri i…
Jehona në Kumanovë deri në orën 13:00 sipas të dhënave të KZK Kumanovë është 23,07 për qind, kumtoi kryetari i KKZ-së Zvonimir Nikollovski. Në Kumanovë të drejtë vote në zgjedhjet e gjashta lokale kanë 92.639 qytetarë të cilët votojnë në 167 vendvotime. Në komunën e Likovës, deri në orën 13:00 sipas të dhënave të zëvendëskryetares së KKZ-së Olivera Cvetkovska kanë votuar 3.850 votues ose 15.36 për qind. Sipas saj, votimi zhvillohet pa pengesa. Në këtë komunë të drejtë vote kanë 25.070 persona të cilët votojnë në 36 vendvotime. Në komunën Nagoriçan i Vjetër deri në orën 13:00 kanë votuar 27,6…
Banor 64 vjeçar nga fshati Sushevë i Strumicës dje ka denoncuar në polici dyshimin se një person nga fshati Dobrashinci ka paguar dy votues nga Susheva. Si dëshmi gjatë denoncimit janë treguar dy fotografi në formë elektronike. Nga policia informojnë se është kryer biseda informative me personat në fjalë të cilët kanë vërtetuar se I.C. nga Dobrashinci me furgon të bardhë iu ka sjellë kuti me prodhime ushqimore dhe thasë me miell.
Votimi vijon edhe në Komunën e Bogovinës. Gjithsejit janë 9 vendvotime. Deri tani, votimi ka shkuar në mënyrë të rregullt, por me numër të ulët të daljes së votuesve. Pritet edhe fluks më i madh. Nuk është raportuar asnjë incident, votimi në këtë komunë po zhvillohet pa probleme dhe nuk janë paraqitur parregullsi apo vështirësi në procesin zgjedhor./Almakos
Dalja në votime deri në orën 13:00 është 27.11 për qind kanë bërë të ditur nga KSHZ. Ata kanë thënë se në të gjithë vendvotimi votimi ka filluar në kohën e duhur, në përjashtim të disa vendvotimeve, ku ka pasur vonesa për shkaqe teknike. Parregullsi janë evidentuar në Komunën e Aerodromit, Strugë në shkollën “Vëllezërit Milladinov”, në Çair ku qytetari është kapur duke fotografuar fletën e tij të votimit, Greshnicë të Kërçovës dhe në Vinicë. Jehona e votuesve deri në këto çaste është rritur dukshëm, në krahasim me orët e hershme të mëngjesit. Më poshtë janë përqindjet e daljes deri…
Në komunën e Dibrës votimi për zgjedhjet e gjashta lokale filloi me kohë, në orën 7:00, sipas raporteve nga komisionet komunale zgjedhore. Deri në ora 13 procesi zgjedhor po rrjedhë në mënyrë të papenguar dhe pa probleme. Dalja në votime është në nivel të kënaqshëm, kryesisht të moshuar. Nga hapja e vendvotimeve dhe deri më tani nuk është vërejtur ndonjë parregullësi zgjedhore. Banorët e Dibës shprehen se edhe ato si gjithë qytetarët e Maqedonisë presin jetë dhe kushte më të mira në komunën e tyre. Qytetarët janë të kënaqur nga procesi zgjedhor dhe se presin zgjedhje fer dhe demokratike./Almakos
Gjykata Themelore e Tetovës i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve personit me inicialet N.Q i cili gjatë ditës së djeshme ka plagosur tre persona duke u shkaktuar plagë me thikë. Më herët gjykata themelore e Tetovës kishte ngritur aktpadi ndaj personit në fjalë për veprën tentim vrasje. Nga policia e Tetovës bëjnë të ditur se i arrestuari është transferuar në burgun e Shutkës në Shkup. Sipas informatave të tij fillestare, ai brenda në postë fillimisht e ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe e ka thyer xhamin e njëri sportel. Nga copëzat e xhamit lëndime ka marrë…
Në ora 7.00 të mëngjesit është hapur edhe vendvotimi në Studeniçan ku procesi rrjedh pa probleme dhe parregullsi. Banorët e Studeniçanit shprehen se edhe ato si gjithë qytetarët e Maqedonisë presin jetë dhe kushte më të mira në komunën e tyre. https://www.youtube.com/watch?v=7LrDhqlXWnA
Në Kërçovë procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme, në kohë janë hapur të gjitha 116 vendvotimet, ndërsa deri në orën 10 jehona e votuesve është shtatë për qind. “Ka disa probleme sepse shumë mërgimtarë kanë dokumente valide por nuk janë në listën zgjedhore, ata reagojnë te ne, por ne për momentin nuk mund t’u ndihmojmë”, tha Antigona Seferi kryetare e Komisionit Komunal Zgjedhor në Kërçovë.
Në komunën Mavrovë – Rostushë deri në orën 10:00 për të votuar kanë dalë 511 persona, apo 5,1 për qind e votuesve të regjistruar të cilët kanë të drejtë vote në këto zgjedhje lokale. Sipas KKZ-së, votimi në këtë komunë po zhvillohet pa probleme dhe nuk janë paraqitur parregullsi apo vështirësi në procesin zgjedhor.
Në komunat në Maqedoni votimi për zgjedhjet e gjashta lokale filloi me kohë, në orën 7:00, sipas raporteve nga komisionet komunale zgjedhore. tani për tani procesi zgjedhor po rrjedhë në mënyrë të papenguar dhe pa probleme. “Të gjitha vendvotimet në të cilat Asociacioni qytetar MOST ka vëzhgues janë hapur. Vonesë është vërejtur në gjashtë vendvotime, ndërsa në pesë vendvotime vëzhguesit e MOST-it regjistruan parregullsi të vogla”, kumtoi MOST në konferencën për shtyp. Shoqata qytetare CIVIL vlerësoi se dita zgjedhore ka filluar qetë me parregullsi më të vogla teknike. Zgjedhjet e sotme lokale në Maqedoni por mbahen në 3.480 vendvotime në…

