Në komunën e Dibrës votimi për zgjedhjet e gjashta lokale filloi me kohë, në orën 7:00, sipas raporteve nga komisionet komunale zgjedhore. Deri në ora 13 procesi zgjedhor po rrjedhë në mënyrë të papenguar dhe pa probleme.
Dalja në votime është në nivel të kënaqshëm, kryesisht të moshuar. Nga hapja e vendvotimeve dhe deri më tani nuk është vërejtur ndonjë parregullësi zgjedhore.
Banorët e Dibës shprehen se edhe ato si gjithë qytetarët e Maqedonisë presin jetë dhe kushte më të mira në komunën e tyre. Qytetarët janë të kënaqur nga procesi zgjedhor dhe se presin zgjedhje fer dhe demokratike./Almakos

