Jehona në Kumanovë deri në orën 13:00 sipas të dhënave të KZK Kumanovë është 23,07 për qind, kumtoi kryetari i KKZ-së Zvonimir Nikollovski.
Në Kumanovë të drejtë vote në zgjedhjet e gjashta lokale kanë 92.639 qytetarë të cilët votojnë në 167 vendvotime.
Në komunën e Likovës, deri në orën 13:00 sipas të dhënave të zëvendëskryetares së KKZ-së Olivera Cvetkovska kanë votuar 3.850 votues ose 15.36 për qind. Sipas saj, votimi zhvillohet pa pengesa.
Në këtë komunë të drejtë vote kanë 25.070 persona të cilët votojnë në 36 vendvotime.
Në komunën Nagoriçan i Vjetër deri në orën 13:00 kanë votuar 27,6 për qind. Gjithsej në komunë të drejtë vote kanë 3.428 votues të cilët votojnë në 37 vendvotime, kumtoi zëvendëskryetari i KKZ-së, Ivan Angelov, i cili shtoi se votimi zhvillohet pa asnjë problem.
Në komunën e Gostivarit, sipas të dhënave të Komisionit komunal të zgjedhjeve (KKZ), deri në orën 13 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 14.488 persona ose 18,21 për qind.
Procesi zgjedhor në këtë komunë të Pollogut tani për tani po zhvillohet pa vështirësi ose prishje më të mëdha të procesit zgjedhor. Komisioni ka regjistruar disa probleme teknike në disa vendvotime, por procesi nuk është ndërprerë.
Në listën zgjedhore për komunën e Gostivarit ka gjithsej 79.569 persona të cilët votojnë në 121 vendvotime. Në komunën Vrapçisht në 39 vendvotime kanë votuar 3.848 persona ose 15,17 për qind nga gjithsej 25.377 persona të regjistruar.
Në komunën Mavrovë-Roshtushë deri në orën 13 në votim kanë dalë 1.731 persona, ose 17,5 për qind, në komunën më të vogël sipas numrit në rajonin e Gostivarit , në listën zgjedhore janë regjistruar 9.847 persona të cilët votojnë në 39 vendvotime.
Jehona në Veles deri në orën 13:00 është 30,72 për qind e votuesve të regjistruar në listën e vetme zgjedhore, konfirmoi Komisioni Komunal i Zgjedhjeve Veles.
Lili Velkovska, kryetare e KZK Veles, informoi se të drejtë vote kanë 46,525 qytetarë, të cilët sot votojnë në 84 vendvotime në komunë.
“Zgjedhjet zhvillohen në atmosferë korrekte dhe demokratike, ndërsa incidentet e vogla ndërkaq zgjidhen me dialog dhe bisedime të përbashkëta”, potencoi Velkovska.
Nga KKZ Veles iu bëjnë thirrje qytetarëve të dalin në vendvotime dhe deri në orën 19:00 ta realizojnë të drejtën e tyre të votës.

