Rrjeti i amortizuar i ujësjellësit në Studeniçan vazhdon të jetë arsyeja që shpesh një pjesë e banorëve të këtij vendbanimi të mbesin pa ujë. Rreth tre ditë, dy lagje të Studeniçanit mbetën pa ujë të pijshëm, për shkak të plasjes së një gypi.
Instalimi i ujësjellësit për herë të parë në fshatin Studeniçan është bërë në vitin 1974. Mungesa e ujit për pije shpeshherë vjen si pasojë e gypave të vjetër, të cilët shpërthejnë kudo. Gypat e ri janë instaluar, por akoma nuk janë lëshuar në përdorim për shkak të mos angazhimit serioz të udhëheqësve komunal aktual dhe ish funksionareve të BDI-së në Komunën e Studeniçanit’
Karshiakë e dënon ashpër sjelljen e papërgjegjshme të autoriteteve qeveritare e komunale, me ç’rast kërkon që menjëherë udhëheqësit komunal ta rregullojnë këtë problematikë, e cila është primare për qytetarët e Studeniçanit .
“Nëse Komuna e Studeniçanit arsyetohet se nuk ka mjete për zgjidhjen e problemit për ujë të pijshëm të një pjese të Studeniçanit, atëherë le të tregojnë publikisht se nuk mund të zgjedhin problemet e qytetarëve, kështu do të angazhohemi ne në rrugë tjera për të sanuar këtë problem”, thot banori i revoltuar për Almakos.
Ai më tej shton se “Problemi që tre ditë që nuk kemi ujë, gypat nuk bëjnë fare. Është dashur në fillim të bëhet lidhja e re, pastaj të bëhet asfallti. Tek ne mbrapsht është, tek ne asfallti është bërë, uji akundi hiç. I gjithë fshati pa ujë është dy ditë. Kjo është turp për të gjithë. Unë nuk dua ta kritikoj asnjë kryetar, çka duhet të bëhet ajo të bëhet”.
Banorët e Studeniçanit ankohen për mungesën e infrastrukturës, sidomos rrugët periferike të Komunës së Studeniçanit. Ata e përmendin faktin se rruga që e lidhë Studeniçanin me Shkupin është e rregulluar, por rrugët më në periferi janë në gjendje të keqe. Deponi të mbeturinave, ndërsa objekti i shkollës është në gjendje solide. Banorët kërkojnë rregullimin e sistemit të kanalizimit dhe sidomos të ujit të pijshëm.
Sipas banorëve, fshati numëron disa të sëmurë pikërisht për shkak të uji për pije, i cili është i papastër.
Almakos.com
Foto të dërguara deri në redaksin Almakos:





