Opinjonisti Artan Dika i ftuar në emisionin #Click Plus të televizionit 21, theksoi se pavarësisht a na pëlqen apo jo vendimi i haraçinasve, duhet respektuar edhe pse përcjell tre ndjesi, zgjënjimi, varfëria dhe dështimi me atë zonë.
Fenomeni Milikije dhe si u bë që Haraçina heroike të shndërrohet në votuese e një partie shumë-etnike, Dika shpreh keqardhje.
Dika mendon se fenomeni Milikije nuk ndodh rastësisht. Për 25 vjet banorët e Haraçinës ua dhanë votën partive shqiptare shërbëtore të padronit të tyre në qeveri por banorët shqiptarë nuk fituan asgjë. Pa investime, pa infrastrukturë, pa ardhmëri. Edhe lufta u bë aty, por partia që premtoi të jetë e luftës u kthye në parti shërbëtore, herë e padronit VMRO e herë e padronit LSDM. Dhe pas 25 vitesh banorët e kuptuan se nuk kanë pse t’ja japin votën shërbëtorit që nëpërmjet tij të lidhen me padronin, kur mund t’ja japin votën padronit e të lidhen direkt me të, pa patur nevojë për ndërmjetësimin e shërbëtorit, përcjell Almakos.
Varfëria të çon në dyer të hasmit … fukarallëk, maskarallëk – kam dëgjuar të thonë në Tiranë, shprehet Dika.
“Janë tre ndjesi në fenomenin Milikije, zgjënjimi, varfëria dhe dështimi me atë zonë. Bëhet fjalë për fshat ku numri i banorëve është më i madhë se i atyre në Maqedoninë lindore. Përfqaesuesi shqiptar në pushtet në vënd që të jetë përçues i zërit të banorëve ato kan qenë indiferent gjithë këto vite. Arsyeja kryesore është shpresa se duke dhënë betimin Zaevit , ato shpresojnë të thitihin më shumë fonde nga pushteti qëndëror dhe të kenë më shumë investime. 25 vite politikanët tanë nuk kanë zgjidhur problemet me ujin, kanalizimin, rrugët etj deklaroi Dika në #Click Plus./Almakos

