Moti në Maqedoni sot do të jetë kryesisht me diell, në mëngjes freskët, gjatë ditës më ngrohtë. Do të fryjë erë të dobët nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 20 deri në 27 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell me temperaturë prej katër deri 24 gradë. Në ditët në vijim vazhdon periudha e motit stabil me mëngjese të ftohta, ndërsa temperaturat e ditës do të jenë në rritje. Të shtunën herë pas herë do të fryjë erë e përforcuar veriore, ndërsa…
Author: Rilinda
Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga radhët e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në Tetovë në mënyrë të kundërligjshme rrugët magjistrale shfrytëzohen për parkingje të paligjshme. Ka indikacione se këto parkingje, të cilat në komuna moderne duhet të jenë burimi kryesor për mbushjen e buxhetit të komunës, kemi të dhëna se kohëve të fundit buxheti komunal është ngarkuar për 3 milionë e 500 mijë euro në transfer karshi ndërmarrjes për parkingje, sepse kjo ndërmarrje funksionin joprofitabile. “Rrugët kryesore të cilat nga institucionet janë identifikuar si rrugë magjistrale shfrytëzohen për parkingje. Kemi një vendim të institucioneve që këto rrugë nuk…
Partia Demokratike Shqiptare sonte më 13.10.17 mbajti tubimin e saj përfundimtar në Llojan të Likovë. Para një numri të madh të aktivistëve dhe simpatizantëve të PDSH-së folën Orhan Ibraimi, shef i shtabit qendror të partisë, Ragmi Jusufi, bartësi i listës së këshilltarëve të PDSH-së, si dhe kandidati për kryetar të komunës të Likovës, Bardhyl Destani, të cilët në fjalimet e tyre e shpalosën programin dhe ofertën e PDSH-së, që parasheh një zhvillim të vërtetë në këtë komunë të lënë pas dore nga pushteti. Të pranishmëve në këtë tubim i ju drejtua edhe Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi i cili mes…
Një shkupjan i vdekur i moshës 42 vjeçare, mbrëmë një orë e 40 minuta pas mesnate është gjetur në një makinë “Hjundai” nga kalimtarë të rastit, kumtoi policia. “Në Njësinë për informacione dhe komanda Shkup, nga ana e Ndihmës së shpejtë mjekësore, ishte denoncuar se në rrugën “Orce Nikollov” në Shkup nga ana e kalimtarëve të rastit në automjetin e udhëtimit “Hjundai” me targa të Shkupit është gjetur një shkupjan i vdekur G.S (42), theksohet në kumtesë. Me urdhër të prokurorit publik trupi i të vdekurit është dorëzuar për autopsi.
Kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangelosvki mohon se dje, së bashku me kryetarin e Këshillit Gjyqësor Zoran Karadzovski, të kenë kontrolluar mënyrën në të cilën prokuroria Katica Janeva mori urdhrin e bastisjes ndaj gjyqtarit Vladimir Pançevski. Përmes një deklarate të shkurtër, Vangelovski vuri në dukje se po bënin kontroll të rregullt të sistemit ACMIS. “Gjatë 12 tetorit 2017, një vizitë pune në Gjykatën e Gjevgjelës së Shkallës së Parë u bë nga Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë dhe nga Shefi i Shërbimit Informativ të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë, ku u krye kontrolli i funksionimit të…
Djali i ish-diplomatit Risto Nikovski, Aleksandër Nikovski ka marrë para nga buxheti i shtetit me lartësi prej 217.490 euro, informoi sot zëdhënësi i Qeverisë në konferencë për shtyp, Mile Boshnjakovski,në një konferencë shtypi sot. Sipas tij, përveç tarifës mujore prej 3,000 eurove, janë paguar edhe 30,000 euro për bileta ajrore, 23,000 euro për shërbime hotelierike, 5,500 euro për transportin e taksive, 2,500 euro për dhurata dhe 6,000 euro për shpenzime të tjera. Qeveria gjithashtu paraqiti një kërkesë deri tek Prokurorinë e Shtetit lidhur me kontratat për angazhimin e Aleksandar Nikovski, George R. Perry dhe Yeshua Shuki Gladdamn si ish bashkëpunëtorë…
Zgjedhjet lokale më 15 dhe 29 tetor janë një mundësi për qytetarët që të shprehin pikëpamjet e tyre mbi drejtimin në të cilin komunat e tyre duhet të lëvizin në të ardhmen. BE inkurajon liderët politikë, partitë e tyre dhe palët e interesuara që të përfitojnë nga procesi zgjedhor për të konfirmuar dhe demonstruar angazhimin e tyre ndaj vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit. Besojmë në bashkpunim me delegacionin e BE-së dhe ambasadave të Shteteve Anëtare në Maqedoni në prag të ketyre zgjedhjeve lokale. “Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve politikë dhe anëtarëve të partisë që të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve…
Maqedonia është vendi i rradhës që mund të përmbushë kriteret për anëtarësim në NATO dhe unë e mbështes atë, por problemi me emrin “Maqedonia” duhet të jetë i pranueshëm për Greqinë, dhe kjo përbën faktor kyç në këtë pikë, tha ambasadori i SHBA-së në NATO Kay Bailey Hutchison në një intervistë me “Washington post “. I pyetur nëse ai si ambasador është për tu bërë Maqedonia vendi i 30-të anëtar i NATO-s, Hutchison tha se Aleanca ka një politikë të “dyerve të hapura” për shtetet e reja anëtare, por këta të fundit duhet të plotësojnë disa standarde demokratike dhe ushtarake.…
Koalicioni UNITETI-RDK (Aleanca për Shqiptarët) mbajti tubim në Dibër Koalicioni UNITETI-RDK (Aleanca për Shqiptarët) mbrëmë në sheshin Skenderbeu në Dibër mbajti tubim parazgjedhor. Në prani të mijëra përkrahësve, kandidati për Kryetar të komunës, Shkëlqim Xhafa, shpalosi Platformën zgjedhore duke elaboruar para bashkëqytetarëve të tij se si planifikon ai dhe ekipi i tij të zgjidhë problemet e këtij qyteti nëse ata përkrahin të njejtin. Xhafa ofroi zgjidhje për problemet infrastrukturore, sociale, ekologjike, për problemet e bujqëve, të rinisë e tjerë. Në tubim u prezentuan edhe kandidatët pët këshilltarë në Këshillin komunal të Dibrës, ndërsa në emrin e tyre fjalë rasti kishte…
Ndër personat që kërkojnë punë më së shumti janë ata pa arsim – 41.884 persona, 28.043 persona janë me shkollim të mesëm, ndërsa punë kërkojnë edhe 12.054 persona me diplomë universitare. Shkalla papunësisë prej 22.6 për qind tregon se Maqedonia akoma ka shkallë të lartë të papunësisë edhe si rrjedhojë e mos-harmonizimit midis ofertës së sistemit arsimor dhe nevojave të tregut të punës. Në tregun e punës në Maqedoni nuk janë të papunë vetëm personat me arsim fillor, të mesëm apo me fakultet, por edhe ata me arsim të lartë të specializuar në ndonjë lëmi shkencore, shkruan gazeta KOHA. Sipas…
Moti në Maqedoni sot do të jetë kryesisht me diell, në mëngjes freskët, gjatë ditës më ngrohtë. Do të fryjë erë të dobët nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 20 deri në 27 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell me temperaturë prej katër deri 24 gradë. Në ditët në vijim vazhdon periudha e motit stabil me mëngjese të ftohta, ndërsa temperaturat e ditës do të jenë në rritje. Të shtunën herë pas herë do të fryjë erë e përforcuar veriore, ndërsa…
Mbi 90 mijë turistë të huaj e kanë vizituar Maqedoninë gjatë gushtit të këtij viti. Më të numërt ose 21.093 kanë qenë nga Turqia, pastaj 5.926 nga Polonia, 4.316 nga Rumania, 3.739 nga Greqia, 3.470 nga Bullgaria dhe 3.257 nga Gjermania. Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë, tregojnë se numri i turistëve në gusht të vitit 2017 arrin 188.758, ndërsa numri i bujtjeve arrin 766.844. Numri i turistëve në gusht të vitit 2017, në krahasim me gushtin e vitit 2016, është rritur për 20,4 për qind, ndërsa numri i bujtjeve është rritur për 10,4 për qind. Numri i turistëve…

