Djali i ish-diplomatit Risto Nikovski, Aleksandër Nikovski ka marrë para nga buxheti i shtetit me lartësi prej 217.490 euro, informoi sot zëdhënësi i Qeverisë në konferencë për shtyp, Mile Boshnjakovski,në një konferencë shtypi sot.
Sipas tij, përveç tarifës mujore prej 3,000 eurove, janë paguar edhe 30,000 euro për bileta ajrore, 23,000 euro për shërbime hotelierike, 5,500 euro për transportin e taksive, 2,500 euro për dhurata dhe 6,000 euro për shpenzime të tjera.
Qeveria gjithashtu paraqiti një kërkesë deri tek Prokurorinë e Shtetit lidhur me kontratat për angazhimin e Aleksandar Nikovski, George R. Perry dhe Yeshua Shuki Gladdamn si ish bashkëpunëtorë të ish-kryeministrit Nikola Gruevski. Nënshkrues ka qenë shefi i atëhershëm i kabinetit të Gruevskit, Martin Protogjer./Almakos

