Zgjedhjet lokale më 15 dhe 29 tetor janë një mundësi për qytetarët që të shprehin pikëpamjet e tyre mbi drejtimin në të cilin komunat e tyre duhet të lëvizin në të ardhmen. BE inkurajon liderët politikë, partitë e tyre dhe palët e interesuara që të përfitojnë nga procesi zgjedhor për të konfirmuar dhe demonstruar angazhimin e tyre ndaj vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit. Besojmë në bashkpunim me delegacionin e BE-së dhe ambasadave të Shteteve Anëtare në Maqedoni në prag të ketyre zgjedhjeve lokale.
“Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve politikë dhe anëtarëve të partisë që të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve pa frikë dhe dhunë. Ne kujtojmë rëndësinë e ndarjes së qartë midis aktiviteteve dhe burimeve të shtetit dhe partisë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Ne i bëjmë thirrje medias t’u sigurojë qytetarëve informacione të ndryshme dhe objektive që ata informohen drejt në ditën e zgjedhjeve. Ne theksojmë rëndësinë e vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve, veçanërisht OSBE / ODIHR.
Çdo vote është e rëndësishme. Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të përmbushin të drejtën e tyre demokratike për të votuar dhe kështu të formojnë të ardhmen e komunave të tyre “, tha në një deklaratë të përbashkët Delegacioni i BE dhe ambasadat e vendeve anëtare të BE-së në Shkup./Almakos

