Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga radhët e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në Tetovë në mënyrë të kundërligjshme rrugët magjistrale shfrytëzohen për parkingje të paligjshme. Ka indikacione se këto parkingje, të cilat në komuna moderne duhet të jenë burimi kryesor për mbushjen e buxhetit të komunës, kemi të dhëna se kohëve të fundit buxheti komunal është ngarkuar për 3 milionë e 500 mijë euro në transfer karshi ndërmarrjes për parkingje, sepse kjo ndërmarrje funksionin joprofitabile.
“Rrugët kryesore të cilat nga institucionet janë identifikuar si rrugë magjistrale shfrytëzohen për parkingje. Kemi një vendim të institucioneve që këto rrugë nuk guzojnë të shfrytëzohen për parkingje”, ka thënë Kasami.
Ai ka përmendur faktin se një linjë e rrugëve magjistrale shfrytëzohet për ta mbushur xhepin e dikujt e jo në buxhetin e komunës.

