Author: Rilinda

Në një video virale që shpërndahet nëpër rrjetet sociale në Maqedoni, shihen dy fëmijë të komunitetit rom që qëndrojnë rreth një kali të shtrirë për tokë i cili është i palëvizshëm. Askush nga kalimtarët nuk janë ofruar që të ju ndihmojnë të miturve për ta liruar kalin e shtrirë për tokë. Kali i gjorë shihet se po jeton momentet e fundit të jetës së tij. Në një moment aty pranë kalon edhe një ekip i policisë i cili vetëm kalimthi nga dritarja e kanë pyetur fëmijën çka kali, pa marrë më shumë masa. Përndryshe, kjo video është edhe duke u…

Lexo më Shumë

Deklaratë për respektimin e “Platformës për ajër të pastër” duhet të nënshkruajnë sot kandidatët për kryetar të Qytetit të Shkupit. “Platformën për ajër të pastër” deri te kandidatët për kryetar komune e dorëzoi nisma qytetare O2 koalicion për ajër të pastër, ndërsa përmban pako masash dhe kërkesa të cilat kryetari i ardhshëm i Shkupit seriozisht do t’i ketë parasysh dhe do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për t’i realizuar në kuadër të mandatit të tij. “Jemi të kënaqur që kërkesat tona u shqyrtuar seriozisht dhe se kandidatët për kryetar komune të Shkupit e dhanë mbështetjen e…

Lexo më Shumë

inistri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë Nikolla Dimitirov sot do të mbajë fjalim në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë. Në takim, siç kumtoi MPJ-ja, Dimitrov do të informojë për zbatimin e agjendës reformuese të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në pajtim me Programin për punën dhe Planin e akcizës 3-6-9, si dhe për qasjen pozitive të Maqedonisë në kontekst të bashkëpunimit rajonal.

Lexo më Shumë

Në organizim të Shoqatës së gjykatësve të Republikës së Maqedonisë dhe Ambasadës së SHBA-së, sot në fakultetin juridik pranë Universitetit “Goce Delçev”- Shtip, do të mbahet edhe debat shkencor në temë “Përgjegjësia e gjykatësve, politikat ndëshkuese dhe prova në dritë të reformës së gjyqësisë”. Debati shkencor është aktivitet në kuadër të projektit “Përforcimi i rolit dhe pavarësia e gjykatësve në Republikën e Maqedonisë”. Në tubimin shkencor është paralajmëruar prania e praktikantëve dhe ekspertëve amerikanë dhe vendorë, të cilët kanë për qëllim të identifikojnë shembuj të praktikave të mira, si dhe t’i diskutojnë shembujt tjerë gjyqësorë. Pjesëmarrësit në debat do të…

Lexo më Shumë

Sot në Qeveri do të nënshkruhet memorandum për mirëkuptim, konkretisht rifillimin e fabrikës ‘Jugohrom’ që gjendet në Jegunovcë të Tetovës. Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, qëllimi është, kontributi në gjetjen e zgjidhjes për tejkalimin e gjendjes së punës së shoqatës. Memorandumin do ta nënshkruajnë zv.kryeministri Koço Angjushev, drejtori i Shoqatës për prodhim, tregti dhe shërbime ‘Jugohrom Alzar SHPKNJP Jegunoc’, Vasko Skenderovski dhe kryetari i organizatës sindikale të Shoqatës për prodhimtari, tregti dhe shërbime Jugohrom Alzar, Bajram Aliti.

Lexo më Shumë

Nuk përkrahim një Shërbëtor të VMRO-së siç është Elvis Bajrami Në lidhje me informacionin që qarkullon në media rreth deklaratës së Elvis Bajramit, djali i një shërbëtorit të VMRO-DMPNE-së siç është Amdi Bajrami, se gjoja Aleanca për Shqiptarët do e përkrahë atë në Komunën e Shutkës, informojmë opinionin se Aleanca për Shqiptarët reagon ashpër ndaj deklaratave të Elvis Bajramit si tentim për të manipuluar votuesit e tij, duke i bërë thirrje që asnjëherë më mos tentoj ta njollosë emrin e Aleancës për Shqiptarët. Gjithashtu, dënojmë ashpër gjuhen e shpifjes se disa mediumeve qe vite me radhë i kanë shërbyer VMRO-DPMNE…

Lexo më Shumë

Dje në Likovë, kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar komune, Shaban Zendeli, së bashku me këshilltarët komunal, kanë realizuar tubimin qendror me banorët e këtyre zonave. Kandidati për kryetar komune, Elezi ndër të tjera në takimin me qytetarët tha: “Në mandatin tonë të ardhshëm në Komunën e Likovës do të sigurohet ujë i pijshëm nga penda e Likovës për të gjithë banorët e kësaj komune. Ne si Lëvizje BESA do të kemi një qasje të barabartë ndaj të gjitha afaristëve, andaj do të përpiqemi që në fillim të formojmë një shërbim këshillues me ekspertë të fushave të ndryshme për t’i…

Lexo më Shumë

Kandidati i PDSH-së për kryetar të komunës të Tetovës, Bardhyl Dauti sot së bashku me kandidatët për këshilltarë komunal si dhe me anëtarët e shtabit të degës – Tetovë, qëndruan në Poroj të Tetovës, me ç’rast biseduan me banorët lidhur me problemin e shtratit të lumit dhe të rrugëve, të lënë pas dore nga pushtetit lokal. Dauti theksoi se ekipin i tij e ka të gatshëm planin dhe premtoi zgjidhjen e problemeve dhe nevojave të banorëve të Porojit. https://www.youtube.com/watch?v=9LDs3_gMKcU

Lexo më Shumë

htatëdhjetë e pesë vite nga fillimi i kryengritjes antifashiste dhe Luftës Nacional-Çlirimtare sot në Republikën e Maqedonisë do të shënohet me disa manifestime të organizuara nga Qeveria, Kuvendi, Lidhja e Luftëtarëve dhe komunat Prilep e Kumanovë. Manifestimi kryesor do të mbahet para Përmendores së Çlirimtarëve të Qytetit të Shkupit, në oborrin e Qeverisë. Kurora me lule do të vendosin delegacione të Lidhjes së Luftëtarëve i kryesuar nga Nikolla Stojanovski, të Qeverisë nga kryeministri Zoran Zaev, të Kuvendit i kryesuar nga deputetët Juliana Nikollova dhe Dime Vellkovski, delegacion i ARM-së i kryesuar nga zëvendës-shefi, gjeneral-majori Muhamet Racaj, si dhe delegacione tjera…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell, në më shumë vende me temperatura ditore mbi mesataren. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 9 deri më 15 gradë celsius, ndërsa ato ditore prej 25 deri më 33 gradë celsius. Vlera e valëve UV do të jetë 7. Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i nxehtë dhe me diell, me temperaturë më të ulët 11 gradë dhe temperaturë më të lartë ditore 33 gradë Celsius. Nesër gjatë natës dhe të martën paradite, nën ndikim të valës së vranësirave do të ketë kushte për rreshje lokale të shiut…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kërkuar të dhëna dhe dokumente nga institucionet në lidhje me kallëzimin penal që kohës së fundit kundër kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski e ka ngritur Këshilli për Verifikimin e Fakteve dhe fillimin e procedurës për verifikimin e përgjegjësisë për gjykatësit, thonë për Agjencinë lajmeve e “Meta” nga Prokuroria Publike. “Prokurori kompetent nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, duke filluar nga përmbajtjet e gjetura në kallëzim penal në Këshillin për Verifikimin e Fakteve kundër personit për të cilin paraqet interes, dorëzoi kërkesë te institucionet përkatëse për mbledhjen e të dhënave dhe dokumenteve të nevojshme për zbardhjen…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA dënon fjalorin ofendues dhe denigrues të kandidatit të LSDM – BDI-së, Visar Ganiut, që përdori ndaj kandidatit të Lëvizjes BESA, Zeqirja Ibrahimi. Ky fjalor tregon se të ashtuquajturat fytyrat e reja të BDI-së nuk mund të lirohen nga energjia negative që ëstë grumbulluar në këtë subjekt. Ky fjalor reflekton frikën që ka kapluar shefat e Visarit nga humbja e cila i pret më 15 tetor. E kuptojmë frikën e tyre, sepse pas 15 tetorit do të duhet të japin përgjegjësi për veprat dhe krimin që kanë bërë ndaj Shkupit tonë të vjetër. Megjithatë përdorimi i ofendimeve nga ana…

Lexo më Shumë