Nuk përkrahim një Shërbëtor të VMRO-së siç është Elvis Bajrami
Në lidhje me informacionin që qarkullon në media rreth deklaratës së Elvis Bajramit, djali i një shërbëtorit të VMRO-DMPNE-së siç është Amdi Bajrami, se gjoja Aleanca për Shqiptarët do e përkrahë atë në Komunën e Shutkës, informojmë opinionin se Aleanca për Shqiptarët reagon ashpër ndaj deklaratave të Elvis Bajramit si tentim për të manipuluar votuesit e tij, duke i bërë thirrje që asnjëherë më mos tentoj ta njollosë emrin e Aleancës për Shqiptarët.
Gjithashtu, dënojmë ashpër gjuhen e shpifjes se disa mediumeve qe vite me radhë i kanë shërbyer VMRO-DPMNE dhe shërbëtorëve te tyre të BDI-së. BDI në mënyrë sistematike nga frika e humbjes prej Aleancës për Shqiptarët, vazhdimisht po paguan lajme dhe portale, për ta goditur Aleancën për Shqiptarët duke futur një logjikë të sëmurë dhe paradoksale dhe inekzistente për koalicion me VMRO-DPMNE.
Njoftojmë opinionin se Aleanca për Shqiptarët nuk ka dhe në asnjë mënyrë nuk mund të ketë koalicion me ato struktura politike që tentuan ta likuidojnë fizikisht me 27 Prill liderin e Aleancës për Shqiptarët z.Ziadin Selën. Individ apo kandidat jo shqiptar në asnjë mënyrë nuk kanë të drejtë të keqpërdorin emrin e Aleancës për Shqiptarët për të përhapur mjegulla politike. Nga Kumanova deri ne Manastir mbështesim dhe bëjmë thirrje për tu votuar vetëm kandidati shqiptar.

