Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kërkuar të dhëna dhe dokumente nga institucionet në lidhje me kallëzimin penal që kohës së fundit kundër kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski e ka ngritur Këshilli për Verifikimin e Fakteve dhe fillimin e procedurës për verifikimin e përgjegjësisë për gjykatësit, thonë për Agjencinë lajmeve e “Meta” nga Prokuroria Publike.
“Prokurori kompetent nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, duke filluar nga përmbajtjet e gjetura në kallëzim penal në Këshillin për Verifikimin e Fakteve kundër personit për të cilin paraqet interes, dorëzoi kërkesë te institucionet përkatëse për mbledhjen e të dhënave dhe dokumenteve të nevojshme për zbardhjen e rastit”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Publike në pyetjet se a është pranuar kallëzimi penal dhe a është hapur procedurë dhe në cilën fazë është.
Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski nuk ka lejuar Këshillin për përcaktimin e përgjegjësisë te një gjyqtari, për shqyrtimin e rasteve të Prokurorisë Speciale, “Fortesa” dhe “Target”. Nga ky organ u ankuan se edhe pse sot në ora 11 kan ardhur në gjykatë, policia gjyqësore nuk ju ka lejuar të hyjnë, me sqarimin se ndalesa ka ardhur direkt nga Vangellovski. Kreu i gjykatës ka kërkuar shpjegim, pse kërkohet qasje në dosjet e rastit, dhe vetëm pastaj do të vendosë nëse do ta lejojë atë, ose jo. Këshilli njoftoi për padi penale ndaj Vangellovskit, sepse janë parandaluar të hetojnë përgjegjësi eventuale te gjyqtarët, të përfshirë në këtë lëndë
Ndryshe dhe, shoqata “Llupa e Gjelbër”, kërkon përgjegjësi nga gjykatësit që kanë vendosur për paraburgimin ish funksionarëve të DSK-së Goran Grujovski dhe nikolla Boshkovski të cilët janë të akuzuar për përgjimet e paligjshme.
Kjo shoqatë do të dorëzojë padi penale për gjithsej 15 gjykatës, ndërkaq plotësisht do të kërkojnë nga Këshilli për Verifikimin e Fakteve nëse gjykatësit kanë punuar me ndërgjegje.
“Padi penale dhe iniciative për përgjegjësi do të dorëzohet për gjykatësit të cilët janë përgjegjës për arratisjen e të akuzuarve dhe për të cilët ekziston dyshim për përgjegjësi nga arratisja e Grujovskit dhe Boshkovskit”, thonë nga Llupa e Gjelbër./Almakos

