Sot në Qeveri do të nënshkruhet memorandum për mirëkuptim, konkretisht rifillimin e fabrikës ‘Jugohrom’ që gjendet në Jegunovcë të Tetovës.
Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, qëllimi është, kontributi në gjetjen e zgjidhjes për tejkalimin e gjendjes së punës së shoqatës.
Memorandumin do ta nënshkruajnë zv.kryeministri Koço Angjushev, drejtori i Shoqatës për prodhim, tregti dhe shërbime ‘Jugohrom Alzar SHPKNJP Jegunoc’, Vasko Skenderovski dhe kryetari i organizatës sindikale të Shoqatës për prodhimtari, tregti dhe shërbime Jugohrom Alzar, Bajram Aliti.

