Sot (e dielë), në ditën e mbajtjes së rrethit të parë të zgjedhjeve lokale, shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip do të jenë të hapura për t’ju ndihmuar qytetarëve lidhur me të drejtën е realizimit dhe mbrojtjes së të drejtës së votës. Do hapen nga ora 07:00 deri në orën 19:00.
Përveç personalisht në zyra, qytetarët, parregullsitë zgjedhore do të mund t’i denoncojnë në numrat e telefonit, si vijon: Zyra në Shkup: 02 3129-327 dhe 3129-367, Manastir: 047 242-310, Kërçovë: 045 228-586, Kumanovë: 031 431-488, Strumicë: 034 329-996, Tetovë: 044 344-082, Shtip: 032 389-701. Avokati i Popullit, edhe një herë e potencon rëndësinë e respektimit të të drejtës së shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve, si një nga të drejtat fundamentale të të drejtave të njeriut, e që kontribuon për krijimin e institucioneve demokratike dhe funksionale për shoqëri të shëndetshme demokratike.
Avokati i Popullit Ixhet Memeti në kumtesën e sotme e thekson rëndësinë e respektimit të të drejtës së shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve, si një ndër të drejtat njerëzore fundamentale, që kontribuon për krijimin e institucioneve demokratike dhe funksionale për një shoqëri të shëndoshë demokratike.
Në këtë drejtim, Avokati i Popullit apelon deri të të gjithë, ndërsa veçanërisht deri te organet kompetente, në suaza të mundësive dhe kompetencave të tyre të kontribuojnë për zbatimin e zgjedhjeve në të cilat votimi do të zhvillohet lirshëm dhe pa pengesë, në pajtim me ligjin dhe në mënyrë konsekuente do të respektohen të drejtat e njeriut./Almakos

