Me afrimin e ditës se zgjedhjeve krijohen edhe dyshimet për manipulime me listat zgjedhore dhe votuesit. Numri i të regjistruarve si votues të sëmurë në Likovë dhe Kumanovë ngjallë dyshime për manipulime. Mirëpo, Subhi Jakupi anëtarë i KSHZ sqaron dilemat. Sipas tij nuk mund të manipulohet më këtë elektorat, shkruan gazeta Lajm.
“Jo këto që janë të regjistruar si të sëmurë, do të votojnë të shtunën. Regjistrohen se kanë votuar të shtunën dhe të dielën s’kanë të drejtë. Që do të thotë se nuk mundet të ketë manipulime”, tha Jakupi për gazetën Lajm.
Në Komunën e Likovës, e cila ka rreth 30 mijë banorë janë të regjistruar 192 persona të sëmurë, që do të kenë të drejtën e votës. Ndërkaq, në Kumanovë ku numri i banorëve është 109 mijë, janë regjistruar 150 me të drejtën e votës.

