Moti sot në Maqedoni pritet të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare lokale dhe me erë të dobët nga drejtimi jugor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 1 deri në 6 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 17 deri në 24 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët nga drejtimi jugor.
Vijon periudhë e motit stabil dhe të thatë me mëngjese të ftohta, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell dhe më i ngrohtë. Të mërkurën do të ketë rritje të vranësirave, posaçërisht në pjesët jugore të vendit.

