Pesë ditë deri tek heshtja parazgjedhore dhe për këtë janë aktivizuar anketat por edhe partitë politike në terren. Anketa e Dimitrija Çupovskit vjen tre ditë pas anketës së Brima Gallup. Tek partitë shqiptare e para është BDI-ja me 4.2% të votave, gati e barazuar me Lëvizjen Besa me 3.9%. Aleanca për shqiptarët e Ziadin Selës do të ketë 2% ndërsa për partitë tjera do të votonin. 2.9%.
Sa i përket taborit politik shqiptar, anketat e institutit Dimitrija Çupovski janë treguar shumë më të sakta se ato të Brima Gallupit edhe pse ka treguar tendenca për favorizim të BDI-së, pasi ky institut ka marrë mjete të majme gjatë kohës së qeverisë VMRO-BDI.
Sipas kësaj ankete, partia e Gruevskit ka 38.6% të mbështetjes, në pyetjen: Kë do votoni në zgjedhjet lokale të 15 tetorit.
LSDM-ja sipas kësaj ankete pritet të ketë 21.8%.
Në këtë pyetje, me ”nuk e di” janë përgjigjur 26.6%. Anketa është bërë në periudhën nga 4 deri 6 tetor me 850-1200 njerëz.


