Seanca për rastin “Sopoti” përsëri u anulua me kërkesë të avokatëve të cilët kërkuan kohë për përgatitje pasi tashmë ky rast është në duar të Prokurorisë Speciale Publike dhe madje ka edhe trup të ri gjykues.
Meqë tani ka trup të ri gjykues dhe PSP, kërkohet anulimi i seancës. Seanca të prolongohet për periudhë shumë të shkurtër. Ngjarja tashmë ka 15 vjet që ka ndodhur prandaj na duhet pak kohë për provat e reja”, tha Vullnet Paçuku.
Seanca gjyqësore për rastin “Sopot” në të cilin 10 persona akzohen për veprën “terrorizëm”, është shtyrë për datën 18 tetor.
********
Në gjykatën penale në Shkup për sot është caktuar seancë e re gjyqësore për rastin “Sopoti”. Seanca e kaluar u anulua për shkak udhëtimit zyrtar të gjykatësit.
Ky rast daton që nga viti 2003 ku akuzohen shqiptarë të fshatit Sopot për gjoja, sulmin ndaj kontingjentit të NATO-s. Atëherë mbetën të vdekur tre persona, dy ushtarë polak të NATO-s dhe një qytetar maqedonas nga këto anë.andaj dhe kërkohet konfiskimi i saj. Për ngjarjen u dënuan 11 persona nga fshati Sopot. Edhe nga bisedat e përgjuara të publikuara në vitin 2015-të, u bë e qartë se aktgjykimi është miratuar pa dëshmi të forta.
Materiale dhe fakte për këtë rast sipas PSP-së ka edhe në materialet e përgjuara që njihen si ‘bombat’ e LSDM-së ku dëgjohet një diskutim i ish-drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov dhe ish-ministres për Punë të Brendshme, Gordana Jankulloska të cilët e vërtetojnë pafajësinë e 10 personave të mbajtur në burg, si të pafajshëm.
Vendimet paraprake të gjykatave kanë qenë zero, kanë qenë vetëm tendenca, kanë qenë vetëm montim, bazë për t’i dënuar këta perona të pafajshëm , në bazë të dëshmive të nxjerra në mënyrë joligjore dhe në kundërshtim me ligjin për procedurën penale, kanë arritur të shpallin fajtorë të gjithë ata persona patë deklaruar avokati Vullnet Paçuku./Almakos

