Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në klinikën për fëmijë në Shkup, ku një fëmjië ka humbur jetën dje rreth orës 15.
Pas përkeqësimit të gjendjes, fëmija është shtruar në repartin për kujdes intensiv në Klinikën për sëmundje të fëmijëve.
Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se i është dhënë kujdesi i duhur fëmijës në fjalë por ai ka ndërruar jetë në ora 15 gjatë ditës së djeshme.
Fëmija është dërguar në spital me shenja të sepsës dhe meningjitit. /albeu.com

