Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Çiçakovski në intervistën javore të Radios Evropa e Lirë, thekson se lista zgjedhore paraqet bazë të mirë për zgjedhje të lira dhe demokratike më 15 tetor.
“KSHZ me konsensus miratoi vendimin për listën zgjedhore dhe vlerësojmë se i njëjti paraqet bazë të mirë për zgjedhje të lira dhe demokratike. Indikator i mirë paraqet edhe numri i madh i qytetarëve të cilët morën pjesë në shqyrtimin publik të listës zgjedhore për të korrigjuar të njëjtin. Po ashtu kjo listë u kontrollua edhe nga partitë politike. Ndërsa indikator paraqet edhe fakti që kemi pranuar vetëm 30 kërkesa për plotësim, ndryshim apo fshirje të të dhënave në listën zgjedhore. Kjo tregon se të gjithë pjesëmarrësit e procesit zgjedhorë vlerësojnë se kjo listë zgjedhore paraqet bazë të mirë për zgjedhje të lira dhe kredibile”, ka deklaruar Çiçakovski.

