Gjykatës i Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vlladimir Tufegxhiq, i cili ka udhëhequr hetimet për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës, i njohur si “Monstra” ka zbuluar se lënda i është dhënë atij 20 ditë pas kësaj masakre të përgjakshme që ndodhi më 12 prill 2012.
Pasi që prokurorja Liljana Spasovska ditë më pare në Gjykatën Supreme në mënyrë të papritur kërkoi që të anulohen masat e dënimit për rastin “Monstra” dhe që lënda të rikthehet në fazën e pare në Gjykatën Themelore Shkupi 1, tanimë Tufegxhiq ka thënë për sdk.mk se dyshon se çfarë lënde dhe çfarë dëshmishë i janë dhënë atij 20 ditë pas ngjarjes.
Në ditën e masakrës, Tufegxhiq ka thënë se nuk ka kryer ekspertizën, por gjykatësi kujdestar i gjykatës, i cili nuk ka qenë pjesë e njësisë për krim të organizuar, por edhe një prokuror nga Prokuroria Publike. Hetimet atë kohë kryhen sipas Ligjit të vjetër për procedure penale dhe kërkimi i dëshmive bëhej nën udhëheqjen e policisë, dhe jo nën kryesimin e prokurorit, siç është tani.
Sipas tij, askush nuk duhet se në periudhën prej 20 ditëve, si krim –teknika e MPB-së ka grumbulluar dëshmitë dhe i ka dhënë Prokurorisë PUblike, para se të hapet lënda në Prokurorinë për krim të organizuar, se cilët dëshmi janë gjetur në vendin e ngjarjes, se a janë të besueshme. Në gjykatë gjithçka ka ardhur e paketuar nga MPB.
Ai thotë se është koha e fundit që të shqyrtohen edhe bisedat telefonike nga afera e përgjimeve që kanë të bëjnë me këtë rast.
Ndërsa i pyetur se bëhet fjalë për proces të montuar nga qarqe të larta të pushtetit të kaluar, Tufegxhiq thotë:” Nuk dua të besoj se pas gjithë kësaj qëndrojnë interesa politike të çfarëdo qoftë elite politike, për shkak se vlerësojë se nuk ekziston njeri në Maqedoni që nuk dëshiron që ti jepet fund të gjitha spekulimeve dhe dilemave juridike të lidhura me këtë ngjarje tragjike. Për rastin “Monstra” u dënuan disa shqiptarë nga Shkupi të cilët hodhën poshtë akuzat ndaj tyre, por gjykata i dënoi me burgim të përjetshëm duke u thirrur në dëshmitë e saj që tanimë janë hedhur poshtë, se ata janë autorët e vrasjes së pesë maqedonasve./Ina

