I ftuar ne emsionin e sontëm #Click Plus në Tv21 ‘Edhe një garë etnike për Kërçovën’ flet para qytetarëve kandidati i vetëm shqiptar për Kryetar komune z.Fatmir Dehari nga rradhët e BDI-së. Duke vlerësuar punën e deritanishme të pushtetit lokal në Kërçovë, u apelua deri tek të gjitha subjektet dhe komunitetet tjera në Kërçovë, bashkë me diasporën kërçovare, që të përkrahin kandidaturën e Dehari drejt fitores së radhës.
Gjatë përballjes të Deharit me qytetarët një nga kërkesat e tyre ishte dhe çështja e fakultetetve të disperzuara UT dhe NT të cilët u mbyllën nga qeveria e atëhershme BDI-VMRO, ndërkaq Dehari u zotua se do të punojë sërisht në këtë drejtim me Ministrinë e Arsimit që Kërçovës ti kthehet sërisht fakulteti, përcjell Almakos.
Do vazhdoj ti kem parasysh kërkesat e qytetarëve, do përpiqem për një drejtësi sociale në shoqëri, investimet e pushtetit lokal në Kërçovë nuk janë bërë vetëm brenda qytetit, por jemi angazhuar që investimet të prekin çdo fshat dhe çdo lagje, pa marrë parasysh se çfarë etnie apo besimi i qytetarëve jetojnë aty. Çdo punë të mbarë që kemi bërë për Kërçovën është dhe mbështjetje që mban vulën e qytetarëve, megjtihatë sa i takon papunësisë do projektojmë qasje deri në zgjidhje, kemi krahun e punës, se jo gjithmon shkollimi është vend pune, por do punojmë të krijojmë profile të ndryshme për zbutjen e papunësisë në kuptimin e zhvillimit të përgjithshëm të këtij vendi .
“Si problem kryesor, si në gjithë territorin e Maqedonisë ashtu edhe në Kërçovë, është papunësia, ne kemi vendosur që vend të posaçëm ti kushtojmë edhe investimeve të diasporës kërçovare dhe investitorëve të huaj dhe me këtë – ta ulim numrin e të papunëve. Tashmë kemi edhe projekte konkrete për thithjen e investimeve dhe sigurojmë se gjatë mandatit të ardhshëm, do të ulim numrin e të papunëve” deklaroi Deahri.
Ai mes tjerash ka folur edhe për kontributin e madh të mërgimtarëve, duke shtuar se kanë qenë bartës të këtyre projekteve, madje mbështetës kryesor të atyre projekteve më 2013. Sipas meje, për këtë moment duhet të mendojë çdo shqiptar, qoftë në aspekt individual, qoftë edhe të ndonjë grupacioni politik që të reflektojë pozitivisht që të mos vjen deri tek ai moment që të humbim qytetin”, shton Dehari./Almakos

