Kuba e mbështet aktivitetin e rritur të Republikës së Maqedonisë në fushën e politikës së jashtme dhe propozon përforcim të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Këtë sot ia transmetoi kryeministrit Zaev, ambasadori kubanez Pedro Pablo San Horhe. “Duke i konfirmuar marrëdhëniet e mira diplomatike, ambasadori e shprehu gatishmërinë e Republikës së Kubës që të pranojë investues të Maqedonisë nga industria ushqimore, energjetika dhe ndërtimtaria, të cilët kanë interes që të investojnë në Kubë, me çka do të forcohej bashkëpunimi ekonomik i dy vendeve”, kumtoi pres-shërbimi qeveritar. Duke e përshëndetur nismën e këtillë, kryeministri Zaev ka shprehur interes për më shumë…
Author: Rilinda
Janë lënduar dy motoçiklistë në një aksident që ka ndodhur dje në aeroportin sportiv “Axhitepe” në Kumanovë. Siç kumtoi MPB, aksidenti ka ndodhur në orën 14:50 minuta mes motoçikletës “Suzuki” me targa të Gostivarit, të drejtuar nga B.T. (33) nga Shkupi dhe motoçikletës “Jamaha IT5”, me targa të Shkuput, të drejtuar nga M.N. (19) nga Shkupi. B.T është lënduar rëndë, ndërsa M.N ka marrë lëndime të lehta trupore. U është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë. Ekspertizë në vendin e ngjarjes kreu ekipi nga SPB – Kumanovë. Bëhet fjalë për ndriçim të plotë të rastit.
Një person i panjohur me kërcënim me armë ka kryer grabitje në një bastore në rrugën “Isaija Macovski” në lagjen e Shkupit Hrom dhe nga të punësuarit e ka marrë qarkullimin ditor. Siç informon MPB-ja, ngjarja dje rreth orës 20:10 është paraqitur në SPB Shkup. Merren masa për gjetjen e personit, si dhe për zbardhjen e plotë të rastit.
Thjeshtësim i procedurave administrative për ngritje të pajisjeve ndihmëse – qese që u nevojiten pacientëve me stomë dhe duhet të jenë me cilësi më të mirë, kërkon Shoqata nacionale e personave me stomë “Ilko Maqedoni”. Elvira Mekiq, terapeute e enterostomës nga Klinika për kirurgji digjestive, sot në konferencën për shtyp që e organizoi Shoqata me rastin e 3 Tetorit, Dita ndërkombëtare e personave me stomë, tha se duhet të sigurohen më shumë mjete në Fondin për sigurim shëndetësor dhe të sigurojnë qese më cilësore për këta pacientë. Kirurgu i abdomenit nga Klinika për kirurgji digjestive, Ognen Kostovski tha se momentalisht…
– Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot informoi se do t’i marrë parasysh propozimet dhe idetë e mësimdhënësve dhe profesorëve për përmirësim të sistemit arsimor. “Ministria e Arsimit dhe Shkencës e dëgjon zërin e mësimdhënësve dhe profesorëve, ndërkaq mundin e investuar dhe punën treditore të grupeve të punës të cilat gjatë fundjavës së kaluar dhanë propozime dhe ide se si të përm irësohet sistemi arsimor – do të merren parasysh”, thuhet në kumtesën e MASH-it. Nga ana e grupeve të punës të përbëra nga përfaqësues të institucioneve shtetërore, mësimdhënësit dhe profesorët, organizatat qytetare dhe sindikatat, kanë arritur numër i madh…
Në Gjykatën Penale të Shkupit sot filloi debati kryesor për lëndën “Fortesa 2”, në të cilën sipas akuzës së PSP-së, në vitin 2015, menjëherë pas publikimit të “bombave” të opozitës, u shkatërruan sisteme për ndjekjen e komunikimeve. I akuzuari i parë për këtë rast është ish-shefi i Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim, Goran Grujovski dhe gjashtë të punësuar në Drejtori. Grujovski, i cili është në arrati do të gjykohet në mungesë. Dëshmitarët e rastit “Fortesa 2” konfirmuan se komisioni nga Drejtoria e pestë në bazën sekrete të quajtur “Brezë” në Petrovec të Shkupit ka shkatërruar materiale, të cilat kanë qenë…
Disa persona të panjohur dje rreth orës 17:30 në stacionin e autobusit në bul.”Kërste Misirkov” në Shkup, e kanë sulmuar fizikisht M.S. (20) dhe B.S. (19) që të dy nga fshati Mirkovc, pas së cilës janë larguar nga vendi i ngjarjes. Të lënduarve, informoi MPB, u është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin e përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ku u janë konstatuar lëndime trupore. Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Një delegacion i Drejtorisë Doganore të Republikës së Kroacisë i kryesuar nga drejtori i përgjithshëm dhe ndihmësministër i Financave, Hërvoje Çoviq, prej sot e deri më datën 4 të këtij muaji do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Gjatë vizitës zyrtare do të shqyrtohen mundësitë për vendosjen e bashkëpunimit më intensiv, me interes të veçantë për marrjen dhe këmbimin e përvojave në drejtim të afrimit të punës doganore drejt Unionit Doganor të BE-së, por edhe lehtësimit dhe zhvillimit të ekonomisë, veçanërisht tregtisë dhe transportit.
Po ndjehet liri dhe transparencë tek qytetarët, klimë më e ndryshme, pozitive në shtet, pas ndryshimeve demokratike. Tani duhet vetëm të vazhdohet procesi që çon drejt perspektivave të Republikës së Maqedonisë dhe të njerëzve të cilët jetojnë këtu. Këtë e theksoi, Ervan Fuere, ish ambasador i BE-së në Republikën e Maqedonisë në takimin e sotëm me kryeministrin, Zoran Zaev, njoftoi pres-shërbimi i Qeverisë. Fuere, shtohet, transmetoi se në Bruksel ekziston inkurajim se kryeministri Zaev dhe Qeveria e re e vendosën Maqedoninë në rrugën evropiane. I mbështeti reformat në të cilat intensivisht punon Qeveria dhe theksoi se është e rëndësishme që…
Pesëmbëdhjetë persona janë arrestuar dje pasdite pas rrahjes mes grupeve të tifozëve të FK “Vardar” dhe FK “Shkupi” në bregun e Lumit Vardar në Shkup. MPB informon se rrahja ka filluar rreth orës 15:20 në Shkup, ndërsa është ndërprerë pas intervenimit të policisë. Janë arrestuar 15 persona, ndërsa pas bisedës së kryer janë ngritur 15 urdhërpagesa për kundërvajtje të konstatuar – dhunë dhe sjellje jo e denjë në ndeshjet sportive
Ndryshimi i të dhënave në evidencën amë, gjegjësisht shenjës për gjini dhe numri i amzës është rezultat nga miratimi i padisë të gruas transgjinore e cila u publikua sot, në seancën publike në Gjykatën Administrative. Procedurën, të cilën e udhëhoqi koalicioni “Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të komuniteteve të margjinalizuara”, zgjati nga viti 2014 sepse Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amzë dhe Ministria e Drejtësisë i kanë refuzuar kërkesat. Ndërkohë gruaja transgjinore, siç theksohet në kumtesën e kolaicionit, është përballë me probleme të përditshme në realizimin e të drejtave të saj. Personat transgjinorë të cilët ende nuk kanë arritur t’i…
Përmirësim i sistemit të navigacionit të Maqedonisë, si dhe rritje e sigurisë së qarkullimit ajror mbi qiellin e Maqedonisë, është qëllimi i furnizimit të ri të M-NAV, informoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski gjatë vizitës së Navigacionit të Maqedonisë. “Ky furnizim do ta përmirësojë atë që do të thotë siguri e rritur në qarkullimin ajror. Bëhet fjalë për radarë, pajisje për komunikim, pajisje për meteo dhe sisteme ATM”, theksoi Sugareski. Nikollçe Tasevski, kryetar i Këshillit drejtues dhe një nga drejtorët të Navigacionit të Maqedonisë, sqaroi se bëhet fjalë për pajisje në vlerë prej mbi 13 milionë euro,…

