Oda Ekonomike e Maqedonisë sot prezantoi propozim-iniciativa për biznes rregullativë më të mirë. Iniciativat këto nga rezultati i 18 ngjarjeve informative të mbajtura me kompanitë në të cilat janë identifikuar 65 kërkesa për harmonizim, ndryshim ose implementim të rregullativave të caktuara në shtet, njohton Almakos.
Një ndër kriteret që kërkojn biznesi vendore, por edhe personat, të cilët janë të inkuadruar në fushën e biznesit, ose që pretendojnë të hyjnë në këtë fushë janë kthimi i shpejtë dhe të plotë, pa kushte të TVSH-së, ulje të gjobave dhe heqjen e dënimeve të dyfishta edhe për personat juridikë dhe për atë përgjegjës, si dhe rregullim ligjor të punës praktike, angazhimit të të papunëve dhe punës provë, kërkojnë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Këto janë vetëm një pjesë e problemeve të tyre të identifikuara me anketën që e kanë zbatuar odat ekonomike dhe UASID-projekti për rregulllativë më të mirë të biznesit në fillim të vitit.
Siç u tha sot në konferencën për shtyp në Odën Ekonomike të Maqedonisë, kompanitë kanë problem të madh edhe me raportin e nëpunësve doganor për shkak të së cilës kërkojnë sjelljen e një kodi etik për punën e tyre.
“Kompanitë nuk kanë problem aq të madh me ligjet, sa me interpretimin e tyre të ndryshëm nga ana e punonjësve doganor. Ankohen dhe se nëpunësit doganor shpesh veprojnë në mënyrë subjektive dhe joprofesionale”, theksoi Pavlina Dimovska nga USAID-projekti.
Ajo parshtroi shumë problem, në të cilat ballafaqohen bizneset dhe të cilat kërkojnë zgjidhje, për të ec ekonomia përpara.
Ndërsa nga ana e ekspertes Jadranka Arizankovska u tha se bizneset jo vetëm që hasen ndesh me rregullat të biznesit, por vetë bizneset kanë pak ekspertë, të inkuadruar në biznesin e tyre, për të njohur problemi që i përket biznesit. Sipas asaj, ata janë duke punuar për të dhënë detaje te anketave, që shqyrtohen.
Anketa është zbatuar nga dhjetori 2016 deri në janar të vitit 2017 në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të industrisë së tekstilit, ndërtimtarisë, bujqësisë dhe TIK sektorit. Janë zbuluar gjithsej 60 probleme, prej të cilave 27 tashmë janë të përpunuar, ndërsa për disa ka edhe nismë në drejtim të tejkalimit përmes ndryshimeve të ligjeve.
Ngjarjet informative janë realizuar në kuadër të projektit USAID “Partneritet për biznes rregullativë më të mirë”.
Në konferencën për shtyp do të marrin pjesë Jadranka Arizanovska, këshilltare e lartë në odën Ekonomike të Maqedonisë dhe menaxher projekti në kuadër të Odës për projektin e USAID-it dhe Pavlina Dimovska, avokate dhe këshilltare për rregullativë në kuadër të projektit të USAID-it.
D.Kërluku
Almakos.com

