Sot jemi tek QRS Liqeni i Treskës, erdhëm këtu që qytetarët përmes kamerave me sytë e tyre të binden, për gjendjen e këtij objekti kapital. I braktisur dhe i harruar, qyteti i Shkupit asnjëherë nuk gjeti as forcë, as mjete, as vullnet, që kjo pasuri që e kemi disa kilometra nga qendra e Shkupit të vihej në funksion. Administrata e re e qytetit të Shkupit, unë si kryetar, do të vendosim në funksion të plotë këtë objekt kapital.
Me parneritet publiko-privat do të ndërtojmë një impiant për pastrimin e ujit, i cili do ta bëjë atë të shëndeshëm, në liqenin Treska, këtu do të transferojmë jetën e natës dhe i gjithë liqeni do të vendoset në funksion, i cili në vetvete do të ketë një masë të caktuar sociale, sepse njerëzit nga Shkupi nuk kanë të ardhura për të shkuar në pushim vjetor, kjo bukuri do të jetë ndihmë për ta në ditët e nxehta të verës, qytetarët e Shkupit mund të argëtohen dhe të freskohen.
Ky është qëllimi jonë, planifikim ndryshe, ndërtim i infrastrukturës dhe mirëmbajtje të saj. Me siguri dikujt i është dukur më lehtë dhe më thjeshtë të ndërton sesa të mirëmbajë diçka që shkupjanët shumë më herët e kanë paguar, me mjetet e tyre. Në këtë vend do ta kthejmë jetën në Shkup, jetë në Shkup për të gjithë.

