Në verarinë Kamnik në Shkup sot u hap Festivali gastronomik ICE2017 (Innovative Culinary Experience) që do të mundësojë të njihen katër kuzhina internacionale, në gjashtë master klase të posaçme trajnimi dhe gala mbrëmje, i prezantuar prej gjashtë master shefave, gjashtë shefave dhe gjashtë kuzhinierëve të rinj. Ideja për këtë ngjarje është e shefit Mark De Jong, ndërsa qëllimi i saj është master shefat të vijnë në Maqedoni ta ndjejnë traditën dhe kulturën përmes recetave burimore kuzhiniere nga vendi, si dhe të këmbehen përvoja dhe teknika të reja inovative nga kuzhina. Ngjarja është e mbështetur nga shoqata Macedonian Multiethnic Culinary Chefs – ММCC. Në festival marrin pjesë master shefat Ralf Menegini, Stefan Pjer, Rodrigo Durdan. Erdem Dirbali, së bashku me anëtarët e organizatës profesionale të kuzhinierëve – MMCC, shefat Dejan Karapeev, Boban Simonovski, Zoran Majnovski, Zoran Andonovski, Nikolla Mishkovski dhe Mark De Jong. Në kohën e lirë pjesëmarrësit në festivalin e parë gastronomik në Maqedoni dhe rajonin me të gjerë do të kenë mundësi të njihen me bukuritë e vendit, por edhe ta provojnë ushqimin e Maqedonisë.
Data 28.08.2026
Aktuale
- Momente të rralla nga Adem Jashari: Më i lumtur se kurrë pranë të fejuarës
- Ndalohet shoferi nga Suedia, voziti 175 km/h në rrugë ku shpejtësia maksimale ishte 80
- Rama firmos ndryshime në Qeveri? Kryeministri mbledh sot ministrat, vendimi pritet në Asamble
- Mickoski: Për dy vjet krijuam 17.000 vende të reja pune, qeveria e mëparshme nuk krijoi kaq shumë për shtatë vjet
- MPJ konfirmon aksidentin në Slloveni: Kanë ndërruar jetë dy të mitur dhe një i rritur
- LSDM: Të hetohet si hyjnë mediat serbe në Maqedoni
- MPJ konfirmon aksidentin në Slloveni: Kanë ndërruar jetë dy të mitur dhe një i rritur
- Gjermania regjistron rritje të numrit të të papunëve në mbi 3 milionë në gusht


