Një grua 30-vjeçare e cila ka qenë për të lindur vdiq dje në spitalin e Tetovës, ndërsa foshnja ka mbijetuar dhe është dërguar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup. “Në gjendje të rëndë mbrëmë është sjellë një shtatzënë nga Zhelina me tension të lartë të gjakut. Menjëherë i është dhënë terapia përkatëse, por pacientja ra në komë. Kolegët arritën që të nxjerrin të gjallë foshnjën”, deklaroi shefi i pavijonit të Gjinekologjisë pranë Spitalit klinik në Tetovë, doktor Nagip Raufi. Ai sqaroi se ishin thirrur ekipe mjekësore shtesë anesteziologë, internistë dhe specialistë të tjerë, por edhe përkundër tentativave të shumta ata nuk arritën që të reanimojnë pacienten. Për gruan kjo ka qenë shtatzë- nia e dytë.
Data 28.08.2026
Aktuale
- Momente të rralla nga Adem Jashari: Më i lumtur se kurrë pranë të fejuarës
- Ndalohet shoferi nga Suedia, voziti 175 km/h në rrugë ku shpejtësia maksimale ishte 80
- Rama firmos ndryshime në Qeveri? Kryeministri mbledh sot ministrat, vendimi pritet në Asamble
- Mickoski: Për dy vjet krijuam 17.000 vende të reja pune, qeveria e mëparshme nuk krijoi kaq shumë për shtatë vjet
- MPJ konfirmon aksidentin në Slloveni: Kanë ndërruar jetë dy të mitur dhe një i rritur
- LSDM: Të hetohet si hyjnë mediat serbe në Maqedoni
- MPJ konfirmon aksidentin në Slloveni: Kanë ndërruar jetë dy të mitur dhe një i rritur
- Gjermania regjistron rritje të numrit të të papunëve në mbi 3 milionë në gusht


